DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

10 filmat që nuk duhet t’i humbni këtë nëntor

Shpërndaje

Ndërsa të gjithë jemi të mbërthyer në shtëpi për një kohë më gjatë për shkak të orës diellore, shikimi i filmave  mund të na bëjë të ndihemi më mirë.

Filmat mund të jenë një mundësi e mirë argëtimi gjatë kësaj periudhe pasi ato do të hapin dyert e botës së kinemasë dhe fantazisë.

10 filmat që BBC sugjerohen për t’u parë gjatë muajit nëntor janë:

1-“House of Gucci”-dramë dhe krim, filmi është përshtatur nga një libër i “Sara Gay Forden”. Historia fillon me Maurizio Gucci, që me anë të ndihmës nga gruaja e tij ambicioze, që luhet nga Lady Gaga i kundërvihet xhaxhait të tij i cili kontrollon biznesin familjar.

2-“Encanto”, filmi i viteve ‘60 nga Disney është përralla e një familje kolumbiane ku të gjithë kanë fuqi mbinjerëzore, përveç një adoleshenteje, Mirabel.

3- “C’mon C’mon”, në rolin e tij të parë që kur fitoi një Oscar për filmin ‘Joker’, tashmë aktori luan personazhin e Johnnyn, një gazetar radiofonik i sapomartuar, i cili po udhëton nëpër SHBA, duke intervistuar nxënës shkollash për frikën dhe shpresat e tyre për të ardhmen.

4- “Spencer”, ka shumë filma për historinë tragjike të jetës së princeshë Dianës në ekran, por filmi ku luan Kristen Stewart është unik.

5- A “Cop movie” është një film policesk që tregon se si është të jesh oficer policie në qytetin e Meksikës.

6-“Eternals”, është një film me superheronj, ku luan edhe Angelina Jolie me Salma Hayek, të cilat u dërguan në Tokë disa mijëra vite më parë nga disa perëndi të hapësirës të quajtur “Qiellorët”.

7-‘’Drive my car’’, një nga filmat më të gjatë të vitit, por një nga më të vlerësuarit. Filmi sillët rreth një aktori të kthyer në regjisor, Yusuke Kafuku,(Hidetoshi Nishijima), i cili është martuar me një skenarste, pavarësisht pabesive të shumta.

8-”Belfast” -një dramë bardh e zi në shkallë të vogël që e sheh kryeqytetin e Irlandës së Veriut përmes syve të një djali të klasës punëtore (Jude Hill) në fund të viteve 1960. Fituesi i çmimit “People’s Choice” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, Belfast është tashmë kandidati për filmin më të mirë në Oscar.

9- ”Bad Luck Banging” – fituesja e çmimit kryesor në Festivalin e Filmit në Berlin, Bad Luck Banging ose Loony Porn hapet me një mësuese historie (Katia Pascariu) duke bërë një kasetë seksi me të shoqin. Kur regjistrimi postohet në një faqe publike pornografike, stafi dhe nxënësit skandalizohen – ose, të paktën, ata pretendojnë se janë. Por Jude nuk është i kënaqur të tregojë vetë historinë e mësuesit: ai e kthen filmin e tij në një ese të gjerë mbi shoqërinë bashkëkohore përpara se të kthehet në një përballje kulmore në shkollë.

10-‘’ A Cop Movie’’,  – Si është të jesh oficer policie në Mexico City? Dhe si është të jesh një aktor që luan një oficer policie në Mexico City? Dokumentari postmodern i Alonso Ruizpalacios prezanton Terezën dhe Montoya, dy oficerë të rinj që iu bashkuan forcës me qëllimet më të mira, por u tërhoqën shpejt në korrupsionin e saj institucional.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *