DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health Lifestyle Uncategorized

5 maska fytyre që mund t’i bëni në kushte shtëpie

Shpërndaje

Ju mund të kujdeseni shumë thjeshtë për lëkurën tuaj, mjafton të gjeni pak minuta. Maskat për kujdesin dhe rigjenerimin e lëkurës mund të realizohen shumë mirë me produkte natyrale në shtëpinë tuaj.

Ne ju porpozojmë disa nga maskat e fytyrës që mund t’i realizoni në kushte shtëpie. Këto maska nuk kërkojnë shumë shpenzime, ndersa japin rezultat shumë të mirë për dehidratimin dhe rigjenerimin e fytyrës.

1. Banane dhe mjaltë

 

5 maska fytyre që mund t’i bëni në kushte shtëpie 1

Kjo maskë ndihmon në hidratimin e lëkurës së thatë, lufton bakteret dhe i jep shëndet lëkurës. Merrni një banane të pjekur dhe shtypeni derisa të marrë formë pureje. I shtoni dy lugë mjaltë dhe disa pika lëngë limoni të freskët. Maskën e përftuar vendoseni në fytyrë për 10 minuta.

2. Luleshtrydhe

5 maska fytyre që mund t’i bëni në kushte shtëpie 2

Luleshtrydhet pastrojnë poret dhe heqin pikat e zeza të fytyrës. Pasi të keni grirë luleshtrydhet, shtojini pak kos. Mbajeni maskën në fytyrë për 10 minuta dhe pasi ta keni hequr, do ta ndjeni fytyrën tuaj të freskët dhe të butë.

3. Avokado dhe mjaltë

5 maska fytyre që mund t’i bëni në kushte shtëpie 3

Avokado është shumë i mirë për fytyrë të thatë dhe kur përzihet me pak mjaltë, lufton bakteret dhe aknet. Pasi ta keni shtypur avokadon i shtoni një lugë mjaltë dhe përzierjen mbajeni në fytyrë për të paktën 10 minuta.

4. Të bardhat e vezëve

5 maska fytyre që mund t’i bëni në kushte shtëpie 4

Nëse përziejmë një përbërës të dobishëm për lëkurën, siç janë të bardhat e vezëve me kos, maska e përftuar ndihmon shumë në rigjenerimin e lëkurës. Hidhni dy lugë kos bashke me të bardhat e dy vezëve dhe mbajini ne fytyre 10 minuta,në fund për të hequr maskën e fytyrës, përdorni ujë të ngrohtë.

5. Kakao dhe kafe

5 maska fytyre që mund t’i bëni në kushte shtëpie 5

Maska ndihmon në heqjen e lekurës së vdekur nga fytyra dhe e forcon atë. Në një gotë me qumësht hidhni 3 lugë të vogla kafe dhe 3 lugë të vogla kakao. Përziejini dhe më pas shtoni disa lugë mjaltë. Vendoseni maskën në fytyrën tuaj dhe prisni derisa të thahet përpara se ta lani.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *