DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Diplomacy

Elsa Håstad- Sweden and Albania – A Relation Built Upon Relations 

Shpërndaje

Sweden & Albania, Relation Built Upon Relation

By Rudina Hoxha

Midis shumë intervistave dhe takimeve me diplomatë të spikatur, ajo me Ambasadoren e sapoemëruar të Suedisë në Shqipëri, Shkëlqesia e Saj, Elsa Håstad më tërhoqi më shumë sepse e ndjeva se marrëdhëniet midis njerëzve janë  gjithçka kur vjen puna tek bashkëpunimi Suedi-Shqipëri dhe se ajo ka ardhur në vendin tonë me objektivin për ta thelluar atë me tej.

Edhe kur diskutuam rreth bashkëpunimit të konsiderueshëm ekonomik të Suedisë ndaj Shqipërisë, një shumë prej 15 milion euro në  vit, Ambasadorja Håstad përmendi: “Por ky bashkëpunim nuk është vetëm para. Ai është bashkëpunim midis ekspertëve. Ne jemi krenar për këtë. Ne kemi ekspertë ambientalistë që bashkëpunojnë me njëri-tjetrin duke përgatitur kolegët e tyre shqiptarë për standarded e BE-së. Pra, ky bashkëpunim ka të bëjë me ndërtimin e marrëdhënieve. Ne e kemi bërë këtë gjë në 20 vitet e fundit.  Dhe këtë vit, ne po festojmë 50 vite marrëdhënie diplomatike midis Suedisë dhe Shqipërisë.”

Zj. Håstad, me një eksperiencë të madhe ndër supe, ka si qëllim të sjellë më të mirën e Suedisë: e qëndrueshme, inovative, miqësore ndaj ambientit, pa kimikate dhe “Unë dua të bëj shumë nga gjithçka kështu që kur Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së, vendi të jetë i mirë përgatitur.”

 

Elsa Håstad- Sweden and Albania – A Relation Built Upon Relations  1

Duke qënë një Ambasadore karriere, çfarë prisni që Shqipëria t’i shtojë karrierës tuaj?

Pyetje e goditur! Pikë së pari, është emërimi im i parë në postin e Ambasadores. Të jesh ambasadore, mund të bësh shumë gjëra. Sidomos për mua, kjo është një eksperiencë shumë interesante sepse personalisht, më pëlqejnë katër gjëra të ndryshme. Më pëlqen politika por gjithashtu më pëlqen zhvillimi i tregtisë dhe biznesit, kultura dhe marrëdhëniet midis shteteve dhe midis njerëzve. Dhe duke qënë një ambasadore, ti mund ti bësh të gjitha këto. Mendoj se më ka marrë malli për të bërë diçka të tillë. Kjo do të më japë eksperiencën për ta bërë këtë gjë. Kam qënë menaxhere për shumë vite dhe kam vizituar vende të ndryshme. Kam bërë shumë gjëra. Por kurrë skam patur një punë ku mund të kombinoja kaq shumë çështje. Kështu kjo është diçka fantastike për mua. 

Patjetër ajo që shpresoj për karrierën time është që ky post  të më falë një eksperiencë që do ta kem për gjithë jetën dhe kjo patjetër është e mirë.  Ajo që shpresoj të bëj është ta afroj më shumë Suedinë dhe Shqipërinë. Ne jemi pranë sepse ne jemi vende fqinje. Për Suedinë, Shqipëria është prioritet. Është Europë. Është Bashkim Europian. Kjo gjë është proces paqeje. Dhe ne duam ta ftojmë Shqipërinë si një vend anëtar. Ne kemi një bashkëpunim ekonomik. Por gjithashtu mendoj se ne mund të bëjmë më shumë se kaq. Kur erdha këtu, kuptova se njerëzit dinë për Suedinë por jo edhe aq. E di nuk thonë “Ahhh Suedia!”  

Mendoj se ne mund të bëjmë akoma më shumë dhe ne kemi më shumë për të ofruar. Dhe e njëjta gjë në Suedi për Shqipërinë. Do të ishte fantastike të bënim më shumë në aspektin e ndërtimit të marrëdhënieve midis Suedezëve dhe Shqipëtarëve, të ngrinim edhe më lart kulturën, biznesin… Kjo është ëndrra ime. Mendoj se do të jem e aftë të arrij të paktën diçka nga kjo. Do të thotë shumë për mua të jem këtu sepse do të më nevojitet të shfrytëzoj gjithçka që di, gjithçka që kam bërë në aspektin e aftësive, marrëdhënieve, punës, komunikimit e të tjera. Do të shfrytëzoj në maksimum kapacitetin tim. Kjo do të jetë interesante të shihet. 

Cilat janë prioritetet e juaja gjatë këtij mandati dhe në çfarë mënyre planifkoni t’i arrini ato?

Pikë së pari, mund të them se marrëdhëniet midis Suedisë dhe Shqipërisë janë të mira. Ky ishte një mesazh që e solla me vete nga vendi im, nga kryeqyteti im, nga ministri dhe zëvendës ministri i punëve të jashtme që ne po ndërtojmë një marrëdhënie të mirë. Ne gjithashtu kemi një bashkëpunim të gjatë në nivel politik midis partive. Partia Social Demokrate, që ka qënë në fuqi prej shumë vitesh në Suedi, ka marrëdhënie me Partinë Social Demokrate të Shqipërisë. 

Suedia dhe Shqipëria janë të angazhuar në një bashkëpunim ekonomik që ka të bëjë gjithashtu me marrëdhëniet. Padyshim është para. Një shumë që është 15 milion euro në vit. Por nuk është vetëm PARA.  Ai është bashkëpunim midis ekspertëve. Ne jemi krenar për këtë. Ne kemi ekspertë ambientalistë që bashkëpunojnë me njëri-tjetrin duke përgatitur kolegët e tyre shqiptarë për standarded e BE-së. Pra, ky bashkëpunim ka të bëjë me ndërtimin e marrëdhënieve. Ne e kemi bërë këtë gjë në 20 vitet e fundit.  Dhe këtë vit, ne po festojmë 50 vite marrëdhënie diplomatike midis Suedisë dhe Shqipërisë. Pra, marrëdhënia midis nesh është e mirë dhe pozitive në të gjitha nivelet. Por mendoj se mund të jetë edhe më intensiv. Pra, qëllimi dhe objektivi im është: PO, dua të bëj më shumë nga gjithçka. Patjetër emërimi im në Shqipëri ka të bëjë me ndihmën ndaj vendit tuaj në procesin e hyrjes në BE. 

Kështu, bashkëpunimi me palën Suedeze ka të bëjë më shumë me përgatitjen e kolegëve shqiptarë për në EU. Ju mund të imagjinoni qindra kolegë në Kadastër, tek  pronat, taksat, zhvillimi ekonomik dhe mjedisi. Unë dua ta drejtoj këtë punë që po ndodh tashmë. Gjithashtu, dua të arrij më tepër në aspektin e marrëdhënieve. Ëndrra ime do të jetë të sjell më tepër kompani suedeze në Shqipëri. Po mendoj për kompani të reja suedeze, të vogla dhe inovative, për shembull në fushën e mjedisit, industrisë së modës, tekstile, dizajn që është një brand i fortë suedez. Ne kemi industri të tjera si muzika dhe të tjera. 

Më pëlqen VOLVO dhe IKEA, brandet tipike përfaqësuese të Suedisë por ne kemi kaq shumë biznese të vogla dhe të mesme dhe tani ne po ftojmë biznese vërtet të reja në Shqipëri. Ato janë inovative dhe produktet e tyre janë të bëra nga materiale të riciklueshme. Kjo është ëndrra ime që të sjell një mënyrë të re mendimi sepse Shqipëria ka nevojë të përgatitet. Nëse Shqipëria bëhet një vend anëtar i BE-së, konsumatorët në BE do të duan të jenë miqësor ndaj mjedisit, të qëndrueshëm,  pa kimikate dhe unë dua ta përgatis Shqipërinë për këtë. Unë dua të prezantoj këto lloje biznesesh në Shqipëri. I gjithë koncepti Suedez është qëndrueshmëria dhe kjo është ajo që dua të promovoj – Kjo është ËNDRRA ime. 

Elsa Håstad- Sweden and Albania – A Relation Built Upon Relations  2

Programi Suedez i Bashkëpunimit për Zhvillim me Shqipërinë fokusohet tek zhvillimi ekonomik, demokracia, të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e ambientit. Sipas pikëpamjes suaj, si mendoni se kjo ndihmë e konsiderueshme është përdorur nga këta sektorë në Shqipëri?

Do të thosha mirë. Partnerët tanë në nivel pune janë të mirë, të sinqertë dhe profesionalë. Por ende është e vështirë të ndryshosh njerëzit, shoqëritë, mendjet. Edhe në Suedi është e vështirë. Gjithsecili po reformohet me ngadalësi. Ne takohemi me nënpunës civilë të cilët përpiqen të bëjnë më të mirën e tyre. Atë që ne kemi këtu në Shqipëri dhe që më pëlqen është që ne bashkëpunojmë për sundimin e ligjit. Tetë agjensi të ndryshme punojnë së bashku, si nga Suedia dhe nga Shqipëria. Është gjithashtu mirë për ne sepse agjensitë tona janë të detyruara të punojnë së bashku dhe ato janë të pranishëm në sistemin e drejtësisë e polici dhe bashkëpunojnë me homologët shqiptarë. Pra, është një lloj situatë ku të gjitha palët janë të fituara. Më pëlqen kjo gjë. 

Kur ato kanë punuar së bashkë në kontekstin e bashkëpunimit ekonomik dhe Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së, ato do të jenë kolegë dhe do të takohen me njëri tjetrin në qindra takime. Ata do ta njohin njëri tjetrin. E di këtë nga eksperienca ime me vendet Balltike kur këto të fundit u bënë anëtare të BE-së. Ato u bënë miq për jetë. 

Për t’ju përgjigjur pyetjes suaj, po shkon mirë. Nuk është e lehtë por po funksionon. 

 A po e hedhin kompanitë suedeze vështrimin e tyre drejt Shqipërisë? A kanë kompani të njohura Suedeze si IKEA ndonjë plan për të ardhur në Shqipëri?

Është një pyetje shumë e mirë. Mendoj se Shqipëria ka qenë pak e panjohur për Suedezët. Jo shumë e qartë: Çfarë është? Vend i vogël apo i madh, afër larg…Ata vërtet nuk kanë një pamje të qartë. Por ngadalë ngadalë ato po e krijojnë këtë pamje. Kjo falë turizmit. Mendoj se ky do të jetë një sektor – industria e turizmit të qëndrueshëm, sepse turistët Suedezë duan të bëjnë gjëra, të ngjiten në male, të konsumojnë ushqim të qëndrueshëm dhe të shijojnë turizmin që është miqësor nga mjedisit. Ato kanë si qëllim diçka ndryshe. Kjo do të ndodhë. 

Kompani të mëdha Suedeze në Shqipëri? Ndoshta duhet ti harrojmë ato. Mendoj se është një treg shumë i vogël për to. Dhe po mendoj për SME-të në fushën e industrinë të modës dhe të tekstileve të cilët mund të kenë nevojë për Shqipërinë  për shkak të afërsisë gjeografike. Për ta, është e shtrenjtë të shkojnë në Bangladesh dhe të prodhojnë me një fuqi të lirë pune. Është larg dhe jo një vend miqësor ndaj mjedisit. Ndoshta ato duan të jenë në Europë sepse është më afër. Kjo do ta shndërrojë Shqipërinë në një  pikë shitjeje unike. Por patjetër që Shqipëria ka nevojë të përgatitet. Ju keni nevojë për një sundim ligji të parashikueshëm që të ndiheni të sigurtë ndërsa kryeni biznes. Kompani moderne inovative – këto do të kërkojmë ne. 

Çfarë lloj modelesh mund të ofrojë Suedia kur vjen puna tek të drejtat e njeriut?

Suedia qëndron në pararojë në shumë aspekte të të drejtave të njeriut: të drejtat seksuale, të drejtat e grave, të drejtat e burrave, të drejtat e barazisë, biles edhe të drejtat e mjedisit (njerëzit kanë akses të ecin kudo dhe të flenë edhe në tenda që i përkasin të tjerëve.) Kam punuar kaq shumë me të drejtat e njeriut dhe mund të them se ne vërtet shijojmë një shoqëri të hapur. Këto janë ligjet tona, të miratuara  që qindra vite më parë. Kështu, unë mendoj se ne kemi një sistem shumë liberal ligjesh të ndërtuar mbi bazën e besimit. Mendoj fort se barazia gjinore është shumë e zhvilluar në Suedi. Por nuk është perfekte. Ne kemi një treg pune të ndarë që nuk është i mirë. Suedia është shumë përpara kur vjen puna tek të drejtat prindërore, të drejtat e fëmijëve, domethënë çdo gjë rreth familjes. Më pas, mund të jesh ai/ajo që vërtetë je. Të drejtat seksuale janë vërtetë të përparuara. Ato merren shumë për të mirëqëna kështu që njerëzit nuk mendojnë për to. 

Edhe e drejta  ndaj informimit i takon shekullit të 17të  dhe është pjesë e Kushtetutës sonë. Na u desh 400 vjet për të ndërtuar sistemin e Kadastrës por është një sistem shumë i fortë. E drejta ndaj tokës është themelore. Dhe ju keni probleme në këtë aspekt sepse komunizmi është gjithmonë një problem për të drejtën ndaj pronës. 

Me një fjalë, Suedia është në pararojë në shumë aspekte të të drejtave të njeriut. 

Elsa Håstad- Sweden and Albania – A Relation Built Upon Relations  3

Si e ekuilibroni jetën tuaj midis familjes,  hobeve dhe Ambasadës?

Jam e lumtur që ju mendoni se i menaxhoj mirë. Është një pyetje shume e mirë sepse është një pyetje rreth jetës, kështu që është një pyetje shumë serioze. Mendoj se ka të bëjë me të qenurin shumë e pranishme në momentin që ju jeni dhe kam menduar për këtë gjë gjatë gjithë jetës sime. Kështu, kur jam nënë dhe jam me fëmijët e mi, do të thotë që jam 100 % e përqendruar tek ata. Isha me ta kur ishin të vegjël, kur vizatonin…jam me ty dhe me asnjë tjetër. Jam unë dhe ti tani. 

Kur jam në punë, jam 100 % e përqendruar në punë. Dhe më pas, shkoj në shtëpi dhe bëj gjëra të tjera. Pastaj flas me bashkëshortin tim dhe jam 100 % me të. Mendoj se kjo është e vetmja mënyrë për ta bërë këtë gjë. 

Përndryshe ju do të ndiheshit sikur isha në punë por nuk isha në të vërtetë, isha me fëmijët por nuk isha me ta në të vërtetë. Tingëllon e lehtë por nuk është. Ky është sekreti im. 

Gjithashtu përpiqem të jem 100% me miqtë e mi dhe ata janë hobi im. 

 

 

*Më poshtë do të lexoni versionin anglisht të artikullit, sipas publikimit në origjinal në versionin print të revistës ”Star People” , Nentor 2019.

Sweden & Albania, Relation Built Upon Relation

Of many interviews and meetings with distinguished diplomats, the one with the newly appointed Ambassador of Sweden to Albania, H.E. Elsa Håstad seized me because I felt that the human to human relationship was all about when it comes to Sweden-Albania cooperation and that she had come to Albania with the objective of deepen it further. 

Even when we discussed about the considerable Swedish 15million euros per year development cooperation to Albania, Ambassador Håstad mentioned: “But it is not ONLY money. It is about cooperation between experts. We are proud of that. We have environmental experts talking to each other, preparing the Albanian colleagues for EU standards. So, this is about building relations. We have been doing this for the last 20 years. And this year, we are celebrating 50 years of diplomatic relations between Sweden and Albania.”

Mrs. Håstad, with a lot of experience on her shoulders, intends to bring the best from Sweden: sustainable, innovative eco-friendly, chemical-free and “ I want to do more of everything, so when Albania is a EU member, the country is well-prepared.”

  Being a career ambassador, what do you expect Albania will add to your career?

Good question! First, it is my first posting as an Ambassador. Being an ambassador, you can do many things. Especially for me, this is very highly interesting because personally I love four different things. I love politics, but also I love trade, business, development, culture, relations between countries, between people. And being an ambassador, you can do all of them. I think I have been longing for that. So, that will give me the experience of doing that. I have been a manager for many years and I have been in different countries. I have done a lot of things. But I have never had a job where I could combine so many issues. So, this is really fantastic for me. Of course, what I hope for my career is that it will give me an experience that I will have for the rest of my life which is of course good. What I really hope to do is to have Sweden and Albania come even closer. We are close because we are neighboring countries. For Sweden, Albania is priority. It is Europe. It is European Union. It is a peace process for us. And we want to welcome Albania as a member country. We have development cooperation. But I also think that we can do much more. When I came here, I realized that people knew about Sweden but not that much. You know, it is not like “Ahhh, Sweden!” I think we can do much more and we have much more to offer. And the same in Sweden about Albania. It would be fantastic to do more in terms of building the relations between the Swedes and Albanians, to scale up culture, business… This is my dream. I think that I will be able to achieve at least something of that.

It will mean a lot for me to be here because I will need to use everything I know, everything I have been doing in terms of skills, relations, work, communications and others. I will maximize my own capacity. That will be interesting to see

What are your priorities during this term and in what ways do you plan to achieve them?

First of all, I can say that the relations between Sweden and Albania are good. That was a message that I brought with me from home, from my capital, minister and deputy foreign minister that we are building a good relation. We also have a long cooperation on political level between the parties. The Social Democratic Party that has been in power for many years in Sweden has relations with the Albanian Socialist Democratic Party.

Sweden and Albania are engaged in a development cooperation , which is also about relations. Of course, it is money. It is 15 million euros per year. But it is not ONLY money. It is about cooperation between experts. We are proud of that. We have environmental experts talking to each other, preparing the Albanian colleagues for EU standards. So, this is about building relations. We have been doing this for the last 20 years. And this year, we are celebrating 50 years of diplomatic relations between Sweden and Albania. So, the relation between us is good and positive at all levels. But I think it could be more intense. So, my goal and objective is: YES, I want to do more of everything. Of course, my assignment in Albania is to help the country  with the EU accession process.

Therefore the cooperation from the Swedish side is very much to prepare Albanian colleagues for the EU. You can imagine hundreds of colleagues in Kadaster, property rights, taxation, economic development and environment. So, I want to lead this work which is happening already.  Then, I need to achieve more in terms of relations. My dream would be to bring more companies here. I am thinking of new Swedish companies, small, innovative, for example in the field of environment, fashion industry, textile, design which is a strong Swedish brand. We have other industries like music and others.

I like Volvo and IKEA, typical representative brands of Sweden but we have so many small-medium sized businesses and now we are inviting true young businesses to Albania. They are innovative and they produce out of recycling materials. That is my dream to bring in new thinking because Albania needs to be prepared. If Albania becomes an EU member, the customers in EU want to be eco-friendly, sustainable, chemical-free and I want to prepare Albania for this. I want to introduce those kinds of businesses to Albania. The whole Swedish concept is sustainability and that’s what I want to promote – This is my DREAM.

Swedish development cooperation programme with Albania amounts to around 10 million euro per year and focuses on economic development, democracy and human rights, and environmental protection. In your view, how do you think this substantial assistance is being used by those sectors accordingly in Albania?

I would say good. The partners that we have on working level are good, genuine professional. But still it is difficult to change people, societies, mindsets. Even in Sweden it is difficult. Everyone is slowly getting reformed. We meet dedicated civil servants who try to do their best. What we have here in Albania that I like is that we have cooperation on rule of law where 8 different agencies work together, both from Swedish and Albanian side. It is also good for us because our agencies are forced to work together and that is the judge system, police system and they work with the Albanian counterparts. So it is a kind of win-win situation for all the sides involved. I like that.

When they have worked together in the context of development cooperation and Albania becomes an EU member, they will be colleagues, and they will meet each other in hundreds of meetings. They will know each other already. I know that from my experience with the Baltic countries when they became EU members. They become friends for life.

To respond your question, it is going fine. It is not easy but it is working.

 Are the Swedish investors eyeing Albania? Have top Swedish companies like IKEA  any plan that you are aware off to descent to Albania?

It is a very good question. I think Albania has been a little bit unknown to Swedish people. Not clear enough: What is it? Small, big country, near, far…They really miss a picture. But slowly they are getting a picture. This is thanks to tourism. I think this will be a sector – a sustainable tourism industry because the Swedish tourists want to do things, to hike, to eat sustainable food and enjoy eco-friendly tourism. They intend something different. This will happen.

Large Swedish companies in Albania? Perhaps we should forget about them. I think it is a very small market for them. And I am thinking of fashion industry and textiles SMEs which might need Albania because they are close. For them, it is expensive to go to Bangladesh and manufacture at cheap labor.

It is far away and it is not eco-friendly. Perhaps they want to be in Europe as it is closer. This will turn Albania into a unique point of selling.  But of course Albania needs to get prepared. You need to have predictable rule of law, so you feel secure while doing business. Innovative modern companies – that’s what we will look for.

What kind of models can Sweden provide when it comes to human rights?

Sweden is a forerunner in many aspects of human rights, sexual rights, women rights, men rights, equal rights even environmental rights (people have access to walk everywhere and sleep even in tents belonging to others). I have been working so much with human rights and I must say that we really enjoy an open society. These laws are own, approved since hundreds of years ago. So, I think we have a very liberal system of laws built on trust.  I do think that gender equality is well advanced in Sweden. But it is not perfect. We have a segregated labor market which is not good. Sweden is well advanced when it comes to parental rights, child rights, i.e. everything around the family. Then, you can be who you are. Sexual rights are really advanced. It is so much taken for granted that people do not really reflect upon it.

Also even the right of access to information dates back to the 17th century and is part of our Constitution. It took us 400 years to build the system of Kadaster but it is a very solid system. Land rights are fundamental. And you have problems here in this respect because communism is always a problem to property right.

In a word, Sweden is a forerunner in many aspects of human rights.

How do you balance your life between family, hobbies and Embassy? 

I am happy that you think I manage well. It is a very good question and it is a question about life, so it is a very serious question. I think it is about being very present in the moment that you are and I have been thinking about this all my life. So, when I am a mother and I am with my children, it is about being 100%  focused on them. I was there when they were small, when they were drawing…I am with you no one else. It is you and me now.

When I am at work, I am 100 % focused on my work. And then, I go home and I do other things. Then I talk with my husband and I am 100 % with him. I think that is the only way to do it.

Otherwise you would feel that I was at work but I was not really there, I was with my children but I was not really with them. It sounds easy but is not. That is my secret.

Also, I try to be 100 % with my friends and they are my hobby.

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *