Flërtoi me të dashurën e tij/ Bezos ‘kërcënon’ DiCaprion (Video)
Shpërndaje

Pasi ‘’Variety’’ dhe media të tjera publikuan një video të shkurtër që tregonte multimiliarderin Jeff Bezos dhe të dashurën e tij, Lauren Sanchez, në Gala Art+Film LACMA në Los Angeles duke folur me DiCaprion , komentet se mes tyre pati një flërt ishin virale. Lauren Sanchez, shihet duke i dhënë aktorit një buzëqeshje të ngrohtë aktorit legjendar, gjë që duket se nuk i ka pëlqyer fare Bezos.
Bezos shpërndau një ‘’Tweet’’ si përgjigje ndaj një videoje të shpërndarë nga mediat.
“Leo, eja këtu, dua të të tregoj diçka…” shkroi Bezos të hënën, krahas një imazhi të Bezos-it të përkulur mbi një tabelë që lexon, “RREZIK! Shkëmb i pjerrët. Rënie fatale”.
Romanca mes Bezos dhe Sanchez po shkon më së mirë, sa së fundmi çifti bleu një shtëpi prej 78 milionë dollarësh në Hawaii dhe ka planifikuar të shpenzojë më shumë kohë dhe të ardhura në mbështetjen e komunitetit lokal.
So we see Leonardo DiCaprio is trending 👀 Here’s our original video from @marcmalkin of DiCaprio chatting with Jeff Bezos and his girlfriend Lauren Sanchez at the LACMA Art + Film Gala https://t.co/TpKZZjUS3Y pic.twitter.com/s3nkA6rKrk
— Variety (@Variety) November 8, 2021