DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Koronavirusi / Solidarizohen Giorgo Armani dhe Chiara Ferragni, ja sa dhurojnë për spitalet

Shpërndaje

Koronavirusi dhe shifrat e frikshme të të prekurve dhe atyre që kanë humbur jetën në Italinë fqinje, kanë ngjallur një reagim të fortë dhe solidaritet njerëzor edhe të personazheve publike.

I pari, që është solidarizuar me situatën është stilisti i famshëm Italian Giorgo Armani. Kompania e modës së lartë që ai drejton ka deklaruar se do të dhurojë plot 1.25 milionë euro në ndihmë të një numri spitalesh dhe institucionesh të përfshira  në luftën kundër virusit COVID-19.

Edhe blogerja dhe influencuesja e modës Chiara Ferragni nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘’Instagram’’ ka deklaruar se për të mbështetur të prekurit dhe institucionet vendore ka hapur një llogari në ‘’Go Fund Me’’ ku synon të mbledh rreth 1.5 milionë euro.

Edhe pse e krijuar rreth 6 orë më parë, deri më tani janë arritur të mblidhen plot 994 mijë euro.

Ju mund të kontribuoni me donacione duke klikuar linkun : https://www.gofundme.com/f/coronavirus-terapia-intensiva

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *