DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Dojna Mema behet Nene, vjen ne jete Nolan

Shpërndaje

Moderatorja Dojna Mema ka  sjellë në jetë djalin e saj,të cilin e ka pagëzuar me emrin Nolan Sata. Lajmi u bë i ditur nga vetë Dojna e cila ka postuar nje video duke mbajtur në krahë vogëlushin e saj.

Urimet nga miqtë e moderatores dhe ndjekësit e saj kanë qenë të shumtë.

Përgjatë përiudhës së shtatëzanisë, Mema nuk është treguar aspak hermetike për publikun ku ka ndarë çdo detaj dhe çdo moment të veçantë në rrjetet sociale.

Pak para se të bëhej nënë Dojna ka bërë një rrëfim të rrallë duke zbuluar gjithçka mbi shtatzëninë, raportin me Vlashentin e shumë detaje të tjera. Në një intervistë për ‘Revista Who”moderatorja ka hapur zemrën dhe ka shuar shumë kuriozitete.

Edhe pse zbuloi se nuk e kishin në plan të bëheshin prindër, prezantuesja ka treguar se kur e zbuluan e deshën me gjithë forcën e tyre: “Mendoj vërtet që janë fëmijët ata që zgjedhin prindërit dhe jo anasjelltas. Në rastin tonë, nuk po luteshim për të patur një fëmijë, por kur e zbuluam e deshëm me gjithë forcën tonë. Unë e kam ndjerë që në atë çast edhe gjininë e tij. E dija që ishte djalë. Ka diçka magjike, prej një tjetër bote, në ndjesitë dhe intuitën e një gruaje shtatzënë.”

Duke folur për këtë periudhë 9-mujore, Dojna ka treguar se muajt e parë ishin të lodhshëm duke qenë se drejtonte “Fan Club”, në tremestrin e dytë ka udhëtuar shumë ndërsa sa i përket tremujorit të fundit ka qëndruar në shtëpi./panoramaplus

Dojna Mema behet Nene, vjen ne jete Nolan 1

Dojna Mema behet Nene, vjen ne jete Nolan 2
Dojna Mema behet Nene, vjen ne jete Nolan 3

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *