DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

140 vjet nga lindja e një gjeniu si Pablo Picasso

Shpërndaje

Sot mbushen 140 vjet nga lindja e një gjeniu si Pablo Picasso. Artisti u lind më 25 tetor 1881 në Málaga të Spanjës. Ai ishte piktor, skulptor, punues qeramike, projektues grafik, poet, dramaturg, publicist dhe kumtues.

Rreth 15.000 piktura, vizatime, grafika, plastika dhe qeramika, dëshmojnë jo dhe aq volumin e tij të jashtëzakonshëm, se sa vlerat shumëdimensionale, me të cilat ai promovoi emrin dhe veprën e tij, duke qëmtuar kështu për të vendosur majën më të lartë. “Kur isha fëmijë, dëshiroja të pikturoja si të rriturit. Tani kur jam rritur, e madje, edhe moshuar, dëshiroj të pikturoj si fëmijë”, – është kjo perifrazë shkëputur nga ligjërimet e piktorit të madh, dhe njëherazi, një nga filozofitë e krijimit dhe përjetimit.

Në punën e tij, çdo gjë përqendrohej te ndjeshmëria, te dëshira, forca dhe hapësira, që i veshi këtij dimensioni prej nga erdhi kumtimi krijues.

Picasso u shua më 8 prill 1973, në moshën 91-vjeçare, por vepra e tij edhe sot është një nga kryeveprat botërore.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *