DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Dua Lipa mes lotësh : Kam qenë në mëdyshje nëse po bëj gjënë e duhur (Video)

Shpërndaje

Dua Lipa është shprehur se albumi i saj i radhës ‘’Future Nostalgia’’ do të publikohet këtë të premte. Albumi ishte parashikuar që të lancohej në datën 3 prill, por gjerat nuk shkuan sipas planit.

Në një video në Instagram, mes lotësh, këngëtarja është shprehur se ndihet shumë keq që i duhet ta publikojë albumin në një moment shumë të vështirë për botën mbarë dhe për shumë njerëz që po vuajnë sepse mund të jenë prekur nga virusi apo kanë humbur të dashurit e tyre.

“Kam qenë në mëdyshje nëse është gjëja e duhur që duhet të bëja tani, sepse shumë njerëz po vuajnë. Nuk jam e sigurt nëse po bëj gjënë e duhur, por mendoj se ajo për të cilën kemi më shumë nevojë tani është muzika. Na duhet gëzim dhe duhet të përpiqemi të shohim dritën. Shpresoj që t’ju bëj të buzëqeshni, shpresoj t’ju bëj të kërceni dhe shpresoj t’ju bëj krenarë”, -është shprehur Dua mes lotësh.

Gjatë kohës që fliste, këngëtarja fshinte vazhdimisht lotët dhe kërkoi falje që po bëhej shumë emocionale.

Këngëtarja njoftoi gjithashtu se turi i saj nëpër botë do të shtyhet për shkak të pandemisë globale.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *