DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Pandemia e koronavirus / Mbretëresha Elizabeth vetë-izolohet në ‘’Windsor Castle’’

Shpërndaje

Bota po përballet me një nga sfidat më të mëdha të këtij shekulli , teksa pandemia e COVID-19 ka ndryshuar rutinën dhe jetën tonë muajin e fundit.  Edhe familja mbretërore angleze u është përshtatur rregullave të izolimit duke u distancuar nga jeta sociale dhe aktivitetet e saj. Sipas ‘’Daily mail’’  Mbretëresha Elizabeth është izoluar në ‘’Windsor Castle’’, me një staf të limituar punonjësish dhe asistentësh dhe ku as familjarët e saj nuk mund ta takojnë.  Burimet nga pallati mbretëror janë shprehur se nuk mund të rrezikohet jeta e mbretëreshës  93-vjeçare.

“Sigurisht që sa më pak njerëz të jenë në kontakt me njëri-tjetrin, aq më mirë. Nuk mund të bëhet shaka me sigurinë e mbretëreshës në moshën që ajo dhe duka janë. ‘’-është shprehur burimi.

Mbretëresha pritet të festojë ditëlindjen e saj në 21 prill; ditë në të cilën nëse gjendja vazhdon të jetë po njëlloj me siguri do ta kalojë në karantinë.

Ndërkohë Charles dhe Camilla ndodhen në Highland, ndërsa Kate dhe William, së bashku me fëmijët janë larguar nga Londra në Anmer Hall.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *