DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle Showbiz

Letra nga Milano/ Donatella Versace flet nga izolimi: Duhet të mbajmë shpresën ndezur

Shpërndaje

Italia është vendi i cili është dëmtuar më shumë nga COVID-19, teksa shifrat e jetëve të humbura në disa ditë dhe të prekurve janë të frikshme.  Qeveria ka marr masa drastike, duke mbyllur kufijtë dhe duke kërkuar vetë-izolimin e detyruar të qytetarëve. Edhe stilistja e famshme Donatella Versace gjendet e vetë-izoluar në shtëpi. Më poshtë do të lexoni  letrën e saj , disa rreshta të shkruar në këto ditë karantinimi, nga ku ajo ndan eksperiencën e saj dhe jep mesazhe të rëndësishme mbi jetën dhe shpresën që duhet mbajtur gjallë.

Letra e plotë :

Ndërsa ulem për të shkruar këto pak rreshta, kam mendime për sigurinë dhe mirëqenien e secilit prej jush  në mendje. Arsyeja pse kam dashur të dërgoj këtë mesazh është t’ju bëj të ditur se askush nuk është vetëm në luftimin kundër kësaj beteje.

Këtu në Milano dhe në të gjithë vendin, qeveria italiane ka vendosur të zbatojë masa të rrepta kufizuese  për jetën tonë, në përpjekjen për të ndaluar përhapjen e një virusi që ishte nënvlerësuar nga shumë vetë. Këto masa janë bërë gjithnjë e më të rrepta me kalimin e javëve, në atë pikë që tani ne mund të dalim nga shtëpitë tona vetëm për arsye shumë specifike: të shkojmë në punë — nëse puna juaj është deklaruar thelbësore për të siguruar që shoqëria e jeta jonë mos dëmtohet – dhe për të blerë ushqim ose ilaçe. Çdo gjë tjetër është e ndaluar.

Milano duket si një qytet fantazmë. Ushtria dhe policia janë në detyrë  për të siguruar që këto rregulla të  ndiqen nga të gjithë, dhe unë jam shumë krenare për qeverinë italiane që ka marrë këto masa. Pavarësisht situatës, ne ndihemi të bashkuar si kurrë më parë dhe të gjithë e kemi kuptuar që do ta kapërcejmë këtë vetëm nëse luajmë së bashku, si një ekip. Si skuadra ime e preferuar: Inter Milan!

Letra nga Milano/ Donatella Versace  flet nga izolimi: Duhet të mbajmë shpresën ndezur 1Mjekët dhe infermierët tanë kanë punuar pa pushim për javë me radhë , duke fjetur edhe në barela dhe duke dhënë jetën e tyre për të shpëtuar tonën. Spitalet tona janë shtrirë në kufijtë e tyre, dhe ia kemi borxh atyre, dhe të gjithë të tjerëve që po luftojnë këtë pandemi në mënyrë të pamëshirshme dhe heroike, të bëjmë edhe ne pjesën tonë.

Kjo është java e tretë për ne, dhe unë e di – e di – nuk është e lehtë. E di që nuk është e lehtë të mos jesh në gjendje të shkosh për një vrap në park ose të shkosh në palestër apo të shihesh e takohesh me familjen dhe miqtë e tu. E di që, për disa prej nesh, kjo do të thotë të jesh vetëm dhe se është edhe më e vështirë. E di që të gjithë jemi të frikësuar për të ardhmen tonë dhe se pasiguria e këtyre momenteve nuk bën asgjë për të na ndihmuar të gjejmë ato përgjigje që na duhen dëshpërimisht.

Por ka shpresë: Dje, për herë të parë që nga fillimi i kësaj pandemie, kemi parë një ulje në numrin e jetëve të humbura  dhe infeksioneve të reja.

Përkundër kësaj, është shumë shpejt të nxjerrim përfundime. Kjo do të thotë vetëm një gjë për mua: Këto masa më në fund po funksionojnë.

Prandaj ju lutem të gjithëve,  ju lutem të dëgjoni ato që qeveria juaj ju thotë të bëni, të kujdeseni për njëri-tjetrin duke qëndruar në shtëpi dhe të përdorni teknologjinë që ne të gjithë e duam aq shumë për të qëndruar të lidhur.

Ju lutemi sigurohuni që miqtë dhe të dashurit tuaj të jenë në shtëpitë e tyre, të sigurt.

Është e vërtetë që ne nuk mund të shoqërohemi ashtu siç ishim mësuar, por jemi mjaftueshëm  me fat që mund të bëjmë gjithçka në sigurinë e shtëpive tona: trajnime, punë,  të flasim dhe jemi në kontakt me njerëzit që duam.

Nëse ne të gjithë ndjekim këto rregulla të thjeshta, do ta kapërcejmë shpejt këtë virus dhe të gjithë mund të kthehemi të rindërtojmë botën tonë. Dhe ndoshta ky është shansi ynë për të rregulluar disa gjëra ndërsa  jemi ende gjallë.…

Me mungoni të gjithë!

Nga Milano, shumë dashuri,

Donatella x

 

 

Burimi: Vogue

Përshtati: Star People

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *