DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

E ëma e Rita Orës në vijën e parë në luftën ndaj COVID-19: Është një kohë shumë e rrezikshme

Shpërndaje

E ëma e këngëtares së njohur shqiptare me famë botërore Rita Orës, me një të një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se do të jetë në vijën e parë në luftën ndaj koronavirusit, duke mbështetur mjekët.

Vera Ora, e cila është me profesion psikiatre ka dhënë edhe një mesazh për miqtë dhe ndjekësit e saj në mediat sociale, duke i lutur që të rrinë në shtëpi dhe të zbatojnë këshillat e mjekëve dhe autoriteteve.

Nëpërmjet një video të postuar në faqen e saj në Instagram”, ajo tha:

“Edhe pse merrem me pacientët që kanë probleme me shëndetin mendor, po ndihmoj edhe kolegët e mi mjekë,  heronjë. Është një kohë shumë e rrezikshme dhe të gjithë nuk janë të sigurt dhe duhet qëndruar në shtëpi”, është shprehur ajo.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *