DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture On the Cover

Bleona Qereti in Her own Words

Shpërndaje

Me nje personalitet mediatik dhe artistik përtej të zakonshmes , Bleona Qereti është gjithmonë në krye të vëmendjes së publikut. Në këtë intervistë ekskluzive për ‘’Star people’’ ajo ndan me ne disa nga detajet e projekteve të saj të fundit, të cilat lidhen sa me Shqipërinë, po aq edhe me gjithë botën sepse kanë karakter global. kënga e saj më e fundit, #haters e publikuar vetëm pak ditë më parë, sjell në vëmendje e godet një fenomen i cili gjithnjë e më tepër është pjesë e realitetit tonë, pikërisht atë të ofendimeve në rrjetet sociale dhe ‘’bullizmit dixhital’’. e vërtetë, e drejtpërdrejtë, elokuente dhe e qeshur Bleona tregon më tepër mbi jetën e saj në amerikë, pjesëmarrjet në dy filma shumë të rëndësishëm që pritet të lancohen në fund të vitit, por edhe për Shqipërinë, raportin me vendin, fansat këtu dhe jetën personale.

Bleona Qereti in Her own Words 1

Si u përmbyll kjo verë për Bleonën? Si do e përshkruanit?

Kjo verë ka qenë pak me e qetë sesa verërat e tjetra, por edhe disi më ndryshe . Unë erdha në Shqipëri, bëra një film me Bes Kallakun filmin ‘’Falco’’ i cili besoj se do të dal tani nga Nentori. Është një projekt për të cilin ndjehem shumë mirë sepse do sjellë një dimension tjetër timin si artiste dhe do të më afrojë më shumë me publikun shqiptar. domethënë, une thjesht po i përgjigjem bazës së fansave, duke “kthyer anijen në bazë” për një moment, për të qenë më afër tyre me këtë lloj projekti. Filmi është shumë i bukur, skenari fantastik dhe jam shumë e lumtur që kam qenë pjesë e këtij projekti. Besoj që të gjithë s’do të mbani dot të qeshurat.

Një nga projektet tuaja që u lancua pak ditë më parë është kënga juaj më e re #haters. Cila është fabula dhe pse zgjodhët që një këngë e tillë të vinte në një moment të tillë? Çfarë është ajo që ju në disa nga postimet tuaja e quani një ‘’kancer dixhital’’?

Mendoj që ne artistët që kemi një zë që depërton shumë shpejt dhe dëgjohet nga shumë veshë të tjerë në një kohë shumë të shkurtër, ka ardhur koha që t’i këndojmë pikerisht këtyre lloj fenomenesh. Jo të bëjmë thjesht këngë për tu argëtuar, sigurisht dhe ato – por besoj e kuptoni çfarë po dua tw them. une po ndjek të njëjtën taktikë siç ndjekin : Beyonce, Rihanna apo artiste të tjera të botës që u këndojnë fenomeneve. Fakti që unë zgjodha #haters është sigurisht edhe një këngë e cila thjesht më doli nga shpirti. kemi shkuar në studio dhe e kemi shkruar si këngë per 30 min, bashkë me Anders Grahn, që është një nga kompozitoret me një rezyme shumë të pasur muzikore dhe ka shkruar kenge si ‘’Boom boom pow’’ të Black eyed peas, ka shkruar albumin e tyre te fundit dhe të disa artistëve të tjerë në Amerikë si Anastasia etj. Anders ka qenë pjesë e kompozimit te këngës ‘’I don’t need your love’’, aty ku edhe jemi njohur. Duke qenë se bashkëpunimi me të ka qenë shumë i suksesshëm vendosëm të bënim edhe këngën e dytë.Dhe në momentin që ishim duke u menduar në studio se për çfarë mund të këndonim kësaj radhe, ishte ideja ime që më doli nga shpirti sepse pashe  një koment në instagram ; është një fenomen
që të gjithë të famshmit nuk para flasin , e lënë në heshtje, jo sepse kanë frikë, por duan mos t’i kushtojnë vëmendje. Unë vendosa t’i kushtoja vëmendje. Është pikërisht ky fenomen që po shndërrohet në kancerin dixhital të shoqërisë sonë. Njëlloj siç është kanceri që e ndalon organizmin, njëlloj janë edhe këto lloj komentesh që pa marre parasysh që ne nuk duhet tu kushtojmë vëmendje, duhet ta kthejmë vëmendjen tek shtresa e njerëzve që i shkruajnë këto komente, sepse shumica e tyre vijnë nga llogari fallco, nga emra fallco. Këta njerëz janë aq frikacake sa nuk vendosin emrin e tyre apo profilin e tyre, por shajnë nga një profil apo emër tjetër fallco. Këta nuk janë njerëz të guximshëm dhe atë që thonë e thonë nga një urrejtjeje, cmirë apo fakti se nuk ndihen mirë me veten e tyre, sepse nëse do të kishte diçka të vërtetë në këto komente ai/ajo do komentonte me emrin e vërtetë.
Unë jam pikerisht nje artiste qe kam vuajtur nga fenomeni i thashethemeve dhe “lloqeve të Kavajës” që nuk janë aspak të vërteta, por që si pasojë kanë krijuar një perceptim fallco pikërisht nga fakti që unë nuk i kam kushtuar vëmendje që t’i adresoj, e që automatikisht dashje pa dashje kanë deformuar figurën time si artiste. Dhe  nuk kishte si të ndodhte ndryshe ….. ja më takon mua t’i adresoj komentet që vijnë si pasojë e perceptimit fallco – ja asnjë artisti tjetër. Prandaj për mua kishte ardhur koha t’i bie “me sopatë ballit” gojëve të këqija… Njerëzit nuk merren me muzikën tënde,me mesazhet që do të përçosh, por merren me llafe e thashetheme gazetash, dhe ky fenomen nuk është një gjë personale që bëhet vetëm ndaj meje. Sigurisht unë nuk jam e vetme në këtë rrugë, pothuajse 99% të artistëve të tjerë përballen me këtë fenomen kush më shumë e kush më pak, sidomos në rrjetet sociale ..une thjesht vendosa që të këndoj për këtë “kancer dixhital” kaq. Pastaj kemi edhe fenomenin e bullizmit që u ndodh njerëzve jopublikë dhe femijëve nëpër shkolla. Fakt ky shumë i rrëzikshëm pasi deformon karakterin e fëmijës që është viktime e këtij fenomeni pikerisht në këtë pjesë kaq të rëndesishme të jetes së tij. Fakti që ne artistët dëgjohemi dhe zëri ynë u shkon të gjithëve dhe kemi mundësi ta flasim, ta ndalojmë këtë fenomen , gjëja më e mirë është të përçojmë mesazhe, gjëja më e mirë është që të riedukojmë brezin e ri. Nuk ndërtohet suksesi yt duke sharë dikë tjetër. dhe sigurisht suksesi i dikujt nuk minimizohet duke hedhur baltë mbi të, sepse tek ne ka një fjalë e urtë popullore : ’’Minarja nuk futet në thes.’’ e dyta, smira, xhelozia dhe negativiteti nuk kanë qenë asnjëherë të mira për asnjënjeri. Mendoj se është momenti që këto fenomene të ndalojnë.Mendoj se është një etapë e zhvillimit të botës në përgjithësi. Bota po zhvillohet, njerëzit po komunikojnë ndryshe, bota po bëhet globale. Është e njejta gje si para 30 vjetësh qe nuk mund të konceptohej që dikush të shkonte të bënte flokët në sallon, ndërkohë qe sot shkojnë të gjithë. kështu do të jetë edhe ky fenomen pas 30 vjetësh. Një mesazh që njerëzit duhet të sillen mirë në internet , pa marr parasysh që kanë fytyrën e tyre të vërtetë apo jo. Ky mesazh do jetë shumë normal pas 30 vjetësh.

Ju jeni e drejtpërdrejtë në çdo interviste apo dalje publike, duke qenë e vërtetë dhe duke mos ‘’kursyer’’ asgjë e askënd për ta thënë gjithçka ashtu siç është. A mendoni se ky lloj personaliteti mediatik/publik jo fort i zakonshëm dhe i ndryshëm nga këngëtarët e tjerë ju ka ndihmuar apo penalizuar?

Ka filluar si fillim të më penalizojë derisa njerëzit janë bërë më të ndërgjegjshëm, më të përgjegjshëm dhe të qartë se çfarë dua të them unë. Filloi si penalizim, por ndërkohë vitet e fundit vetëm më ka ndihmuar se njerëzit tashmë kanë kuptuar se nëse unë dal e them diçka, e para e them me fakte, dhe
e them sepse është e vërtetë.duam apo nuk duam ne njerëzit kanë një lloj magnetizimi nga e vërteta dhe sigurisht kanë një lloj dashurie e admirimi për njerëzit të cilët janë të guximshëm dhe i thone gjërat ashtu siç janë. Sigurisht duhet shumë guxim nga unë si Bleonë që kam vendosur dhe them të vërtetën në çdo  dalje, në çdo intervistë, por në të njëjtën kohë unë si fillim duhet të jem e vërtetë me veten dhe pastaj me fansat e mi. Është e vetmja mënyrë që unë të ndërtoj dashuri dhe besnikëri mes meje dhe fansave të mi, dhe si pasojë t’i rezistoj kohës si artiste.Njerëzit janë më të zgjuar sesa mendojnë media, ata e kuptojnë kush janë të vërtetë dhe kush janë fallco. Ndoshta nuk e thonë sepse nuk janë aq të guximshëm, por ata e kuptojnë se kush janë artiste të vërtetë dhe artistë fallco.

Bleona Qereti in Her own Words 2

Ky lloj komunikimi i drejtpërdrejtë, a ka ndikuar në raportet në jetën e përditshme? Dua të them…, a keni fituar armiq, keni humbur miq…?

Unë nuk mund të them që kam fituar miq apo armiq. për mua pozicioni yt me mua, varet nga sjellja jote. Personaliteti im, është personaliteti im, kurse sjellja ime ndaj teje varet vetëm nga ti. kështu që nuk besoj që mund të më ketë krijuar armiq sepse ajo që kam thënë është e vërtetë dhe ata kur të hapin sytë dhe të ulen e të bëjnë një analizë me veten do të kuptojnë që ajo që kam thënë është e vërteta. dhe në të njëjtën kohë nuk më ka bërë miq, sepse njerëzit për të cilët unë flas mirë është thjesht e vërteta dhe ata e dinë.thjesht ndoshta mund të kenë admirim ndaj meje, që unë minimumi kam pasur fuqinë të them të vërtetën, por nuk besoj që më ka krijuar miq apo armiq. kam shumë pak miq në jetën time dhe ata që kam i kam të vërtetë. kështu që këta të tjerët, nëse janë armiqtë e mi e dinë që e kanë merituar atë pozitë, dhe e vetmja mënyrë për të ndryshuar pozicionin e tyre me mua, do jetë sjellja e tyre. edhe njëherë dua ta theksoj : personaliteti im është personaliteti im, sjellja ime varet nga sjellja jote.
unë jam si një pasqyrë zmadhuese, nëse me mua sillesh mirë, unë sillen 100 herë më mirë. Nëse me mua sillesh keq, unë jam një tmerr i vërtetë, sillem 10 herë më keq.

Së jashtmi dukeni një njeri i kompletuar, që bën atë që do në jetë dhe që nuk ka më dilema të tipit ‘’çfarë dua të bëj, ku dua të shkoj’’. Eshtë e vërtetë?

Sigurisht unë e di shumë mirë çfarë dua të bëj, ku dua të shkoj. Kam qenë që e vogël kështu, kam pasur planet e mia dhe suksesi kam idenë varet nga vendosmëria që ka çdo njeri. Nëmomentin që vendos të ikësh nga pika A në B, fillimisht duhet bërë një plan. pastaj ai plan duhet ekzekutuar hap pas hapi me rigorozitet, me vetsakrifikim dhe nuk duhet lëvizur asnjëherë nga plani. për mua kjo ka qenë evetmja mënyrë për të bërë përpara për gjërat që dua në jetë. jam vetsakrifikuar dhe më në fund shpresoj që do ia dal. Suksesi im dhe i çdo njeriu tjetër është si ajsbergu. 1/10 është mbi ujë dhe pjesa 90% është nënujore dhe nuk shihet. mendoj që tani do dal mbi ujë pas gjithë vetsakrifikimeve që kam bërë si person. por më besoni që as për mua nuk ka qenë e lehtë, ka pasur raste që kam thënë: pse po bej këtë punë, ndoshta duhet të dorëzohem etj..’’ ka pasur si gjithmonë dilema dhe momente që kam qenë e lodhur e kam shkuar me këto mendime në shtrat , por kur jam çuar në mëngjes kam thënë: Është ditë e re, energji e re, vazhdon plani. mendoj se ky është çelësi i suksesit tim.

Cila është ambicia më e madhe e Bleona Qeretit?

Ambicia më e madhe është që të jem njeri i kompletuar. kur kam qenë e vogël ambiciet ndoshta ishin : emmy, Grammy, oscars,…çmime këtu , çmime aty. Një person që të njihesha që isha e suksesshme, ndërkohë që tani ka ardhur një moment në jetën time,që duhet të jem më e balancuar ti mund te kesh një Emmy, një Grammy, një Oscars, një film, një linjë produktesh atje, një këngë këtu, por ka ardhur koha që unë t’i kushtoj vëmendje jetës sime private, pasi ka ardhur koha që unë të kem edhe familje, edhe fëmijë, dua të jem e kompletuar në anën private, jo thjesht në anën profesionale.mendoj që kjo kohë ka ardhur për mua tani, pas daljes së filmit ‘’paper empire’’.

Një jetë në skenë dhe në televizion. Kur ktheheni pas me mendje, çfarë kujtoni më shumë nga fillimet tuaja?

Unë vazhdoj luftoj gjithmonë. Tani është një luftë në një tjetër nivel. unë mbaj mend Bleonën që rrinte rrugëve të televizionit duke takuar një kompozitor, duke bërë një bashkëpunim me një autor teksti, duke pritur një operator për videon e radhës. mbaj mend që në 97’’ që tek ne kishte luftë e njerëzit nuk dilnin nga shtëpia, unë isha duke takuar Valter Qarrin dhe bëmë videoklipin ‘’era’’; u nisëm për durrës bashkë me ekipin e gatshëm të policisë. Ndërsa të gjithë njerëzit kishin frikë nga plumbat , unë prapë doja të realizoja videon për koncertin e pranverës. Nuk më vijnë në mendje gjëra konkrete, por më vjen në mendje qe e njëjta dëshirë që kam pasuratëherë,vazhdojtakemedhetani. unënuk kam ndryshuar. Ndërkohë që të gjithë njerëzit e tjerë mundohen ta marrin pak më shtruar. ose artistët që janë në nivelin tim vazhdojnë ta marrin pak më lehtë jetën, unë vazhdoj luftoj. Keshtu kam idenë që kam ngelur gjithmonë i njëjti person.

Cilët ishin njerëzit që shënjuan më fort fëmijërinë tuaj ? Po adoleshencën?
Fëmijërinë?

Nuk e di sepse unë kur isha fëmijë isha në ‘’Shtëpinë e pionerit’’ dhe kisha këto problemet, jo rrethi i këngës,rrethi i valles, jo cila është shfaqja që do të bëhet. adoleshenca?! unë kam një këngë që quhet ‘’adoleshenca’’, por unë vetë nuk kam pasur shumë adoleshencë. unë dola në festival 14 vjeç e gjysmë, 15 vjeç dola me këngën ‘’lërmëni’’, 16 vjeç me këngën ‘’mos ik’’. Në vitin 1996 ishin koncertet e vizionit, turet me festivalet e pranverës, keshtu qe unë adoleshencën time e kam kaluar në autobuzin e turit të festivalit të pranverës. kur kthehesha në shkollë, shokët nuk më trajtonin si normale, thoshin: ’’ja kjo këngëtarja që del në televizor’’. mbaj mend edhe në mbrëmjen e maturës unë kam shkruar vetëm sepse nuk kisha dikë përkrah sepse nuk bëhej fjalë të rrija unë me një djalë nga shokët e klasës, të dilja të pija kafe. e para sepse nuk kisha kohë, e dyta sepse më vriste oli (Qesh). dhe e treta do të më kapin gazetat. dhe në këto kushte unë zëre se nuk kam pasur adoleshencë.

Ju lexohet një lloj energjie pozitive, një njeri i karikuar gjithë kohës saqë duket se e heq atë dyshimin se jeta moderne ka shumë stres e ngarkesë dhe se nuk mund të jesh energjik dhe i mirë, por duhet të jesh siç të vjen ai përballë.

Jeta duhet marr ashtu siç vjen. unë mundohem të jem person pozitiv në përgjithësi dhe nuk do të thotë që unë nuk kam strese e nuk kam probleme. Është e vërtetë që problemet e jetës moderne janë shumë herë më të mëdha sesa ato të jetës që ka qenë para 10 ose 20 vjetësh, por nuk ka lidhje çfarë ndodh, ka lidhje mënyra se si reagon ti me atë që ndodh, kjo është filozofia ime. Unë mundohem të jem pozitive çdo ditë sepse energjia pozitive sjell akoma më shumë energji pozitive. Në momentin që ti do bësh si qen i zgjidhur nga zinxhiri dhe do lehësh gjithë ditën e ankohesh nuk fiton gjë. Problemet e mia mundohem ti zgjidh në mënyrën time, të përballem me to pa frikë dhe në përgjithësi mendoj se ajo gjë që ke më shumë frikë është pikërisht ajo gjë që duhet të bësh në mënyrë që të heqësh frikën, duhet të përballesh me të. E them gjithmonë me të qeshur me njerëzit e mi të afërt: ’Kur unë kam një problem e merr vesh edhe google” jam një njeri që flas, jam e hapur dhe nëse e kam një problem e dinë gjithë miqtë e mi, sepse dy mendje janë më mirë sesa një mendje.
Në momentin që jam në skenë gjithë vëmendja ime është aty dhe problemet lihen mënjanë. Kjo është se pse kur ju më shihni sillem e ndriçuar para kamerës, kjo jo sepse nuk kam probleme, por sepse bëj gjithmonë atë për të cilën kam ardhur . Nëse jam në skenë, jam në skenë dhe problemet lihen jashtë vëmendjes.

Bleona Qereti in Her own Words 3

Cili është raporti me fansat tuaj real dhe virtual?

Me fansat real jam e dashur, me ata virtual jam edhe më e dashur. kur më shohin në rrugë dhe thonë: ’’Bleona i love you , a bëjmë një foto…?’’, e bëj me dëshirë, sepse ne artistët nga fansat jetojmë. me ata virtual jam pak më e ngrohtë, sepse ata nuk janë aty fizikisht. Në momentin që marr një mesazh u them : ‘’i love you too’’. u çoj një milionë puthje, një milionë zemra.Në momenti që shikon instagramin dhe Whatsapp-in tim është vetëm me zemra etj.

Si e shihni Shqipërinë e ditëve të sotme? Sa
ka ndryshuar ajo nga çfarë ishte ditën kur ju vendosët të largoheshit në Amerikë?

Gjërat kanë ndryshuar për mirë, brezi i ri ka ndryshuar për mirë, artistët kanë ndryshuar për mirë dhe qyteti besoj ka ndryshuar për mirë. Ka shumë njerëz që ankohen e thonë: ‘’ohh nuk rrihet këtu’’. unë gjithmonë që shkoj në Shqipëri shkoj me shumë nostalgji dhe e shikoj ndryshimin për mirë. Ndoshta ju nuk e vini re se jetoni gjithmonë aty, por një njeri që vjen nga jashtë e kupton ndryshimin. Unë jam shumë e lumtur për këtë fakt.

Si një femër në karrierë dhe me një sukses ndërkombëtar; cila është këshilla juaj për vajzat e reja në shqipëri që e kanë pasion muzikën dhe ëndërrojnë të prekin magjinë e skenave të mëdha?

Këshilla ime është një dhe një e vetme. Vëri vetes një synim , bëj një plan për atë që ke synim dhe fillo ekzekuto këtë plan dhe mos lër njeri që tëtë bëhet pengesë.
Nuk është e lehte dhe konkrete shumë kjo që thashë , por është e vetmja mënyrë për ta realizuar.Në anglisht thonë: ’’ Nëse të thonë: kjo nuk mund të bëhet, ti bëje dy herë dhe provoja atyre që mund të bëhet. ‘’ ata që thonë nuk mund të bëhet flasin nga percepsioni i tyre dhe nuk janë realiteti yt. Njerëzit nuk duhet të ngatërrojnë dashurinë për muzikën me dashurinë për të qenë i famshëm, sepse shumë njerëz kohët e fundit e ngatërrojnë nocionin ‘’muzikant’’ me nocionin ‘’i famshëm” çka që janë dy gjëra të ndryshme.Në momentin që dashuron muzikën dhe shkon pas muzikës, fama është diçka e cila vjen si pasojë e profesionit që ke. prandaj në momentin që ti je i ndershëm me veten dhe dashuron muzikën dhe bën muzikë sepse është pikërisht ajo gjë që të jep jetë, fama vjen si rrjedhojë e saj. performanca në skenat e mëdha ndërkombëtare, dhe rritja e emrit e profilit tënd publik vjen si pasojë e dashurise që ti ke për muzikën. kështu që nëse këto vajzat e reja duan muzikën dhe kanë talent, skena sa vjen e behet më e madhe. Është si një ortek bore që rritet dhe rritet gjithmonë. por nuk duhet të harrojmë që bërthama është gjithmonë dashuria për muzikën.

Si është e ndërtuar përditshmëria e Bleonës? Cilat janë pasionet dhe koha e lirë?

Bëj një plan në darkë dhe fillon ekzekutimi i tij ditën e nesërme. dhe pastaj në fund të ditës shënohen gjërat që kanë ngelur pa bërë dhe ekzekutohet ky plan ditës tjetër. për mua është punë, ekzekuton planin që i ke vënë qëllim vetes. Normal që ka momente të lira gjatë ditës kur shkon në Spa, bën një masazh. për mua është e domosdoshme kujdesi për fizikun. tashmë është pjesë e punës sepse është kthyer në punë edhe ajo . Është një gjë që është e domosdoshme për profesionin tim.Pasionet e mia janë volejbolli dhe skitë. Nuk i bëj shpesh, sepse nuk kam kohë, por mundohem të shkoj 1-2 herë në vit.

Cilat janë projektet tuaja më të afërta?

Projektet e mia më të afërta janë xhirimi i videos së kënges time më të re #haters, dhe jam në procesin e mbarimit të xhirimeve të serialit ‘’paper empire’’. Në amerikë do të jetë në televizionet kabllore, ndërsa në europë në‘’Netflix’’. Është një film ku unë jam karakter kryesor, është një punë shumë e madhe pas kësaj, por sigurisht pa punë nuk ka asgjë. Sepse unë kam bërë 3-4 filma, por kam pasur role të vegjël; kujtoj këtu filmin me Steven Segal‘’true justice’’,#211me Nicolas Cage, dhe “dead trigger” me dolph lundgreen, kështu që për “paper empire” jam shumë e lumtur për faktin që më në fund mu dha mundësia te kem nje rol kryesore të depërtoj në një tjetër industri si ajo e televizionit dhe filmit në hollywood.
Filmi ‘’paper empire’’, filmi ‘’Falco’’ dhe kënga ‘’#haters’’ janë projektet që do marrin vëmendjen time gjatë këtij viti. Dhe vitin tjetër patjetër që na presin surpriza të reja. (Qesh)
më vjen mirë që kënga ime ‘’monster’’ është renditur në vendin e 12-të në ‘’Billboard’’dhe pritshmëria ime është edhe për më tej.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *