DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Fashion Showbiz

COVID-19 / Kylie Jenner bën gjestin mbresëlënës për spitalin e Los Angeles

Shpërndaje

Listës së njerëzve të famshëm të cilët po kontribuojnë me shuma të mëdha në luftën kundër COVID-19 i është shtuar edhe Kylie Jenner.

Multimilionerja, e renditur edhe si një ndër njerëzit më influencues në botën e modë ka dhuruar plot 1 milionë dollarë, donacion  i cili do të shkojë për spitalet e Los Angeles, të cilët po mbajnë në trajtim personat e infektuar me Covid-19 e që kanë nevojë për furnizime të vazhdueshme, me mjete mjekësore.

Lajmin e bëri të ditur me anë të një njoftimi, Dr. Thais Alibaldi, doktoresha e Kylie Jenner e cila shkroi :

‘’Nuk jam ndjerë kurrë më e bekuar në këtë profesion, si sot pasi me ndihmën e Kylie kemi më shumë mundësi të bëjmë punën tonë dhe t’i përgjigjemi pacientëve. Nga thellësia e zemrës, faleminderit Kylie Jenner! ’’.  Jenner ndodhet prej ditësh e vetë-karantinuar në shtëpi, nga ku nëpërmjet medieve të saj sociale ka ndarë më ndjekësit mesazhe solidariteti dhe u ka kërkuar të respektojnë këshillat e autoriteteve për të qëndruar në shtëpi.

 

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *