DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

New Trends

15 sandalet me platformë për një verë plot stil

Shpërndaje

Të gjithë e dimë që vera sjell ‘’justifikimin’’ e përsosur për të blerë këpucë të reja, miqësore ndaj sezonit dhe të kombinueshme me veshjet e lehta, të freskëta dhe të shkurtra. Si kurrë më parë (ose të paktën, si kurrë në vitet e fundit), sandalet me platformë do të jenë një trend ‘’in’’ i këtij sezoni veror. Në dollapin tuaj ka gjithnjë vend për këpucë të rehatshme me thembra të sheshta (të cilat kanë qenë shumë në modë në pesë vitet e fundit), por këtë verë edhe platformat që kemi dashur në vitet ’90 dhe në fillim të viteve 2000 janë rikthyer në modë si për të thënë se çdo gjë është ciklike dhe përsëritet si ato madhësi dhe forma që i keni parë tek atletet e frymëzuara nga ‘’Spice Girl’’.

Sandalet me platformë ndryshe nga ato me taka, ju lejojnë të ruani një farë komoditeti, me të cilin këmbët tuaja janë mësuar, sidomos gjatë pandemisë.

Nga modelet që nxisin nostalgjinë Steve Madden në një version më miqësor, Glamour ka mbledhur 15 sandalet me platformën më elegante për t’u veshur këtë vere.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *