DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Nje vizite virtuale ne “Muzeun Ikonografik Onufri” prej shtepise suaj.

Shpërndaje

Per te gjithe ata qe jane te apasionuar pas artit  dhe historise Revista Star People ju jell ne shtepite tuaja nje vizite virtuale ne “Muzeun Ikonografik Onufri” ne Berat.

Meqenese keto dite prej situates se krijuar nga COVID/19 jane mbyllyr te gjitha institucionet kulturore ne menduam t’ju propozonim kete Tur virtual ne“Muzeun Ikonografik Onufri” per te kaluar ca momente te kendshme nga shtepia.

Ministria e Kultures Rinise dhe Sporteve ka bere te mundur qe tashmë Muzete kryesore mund të vizitohen edhe virtualisht  përmes platformës online 3D.

Keto dite do t’ju prezantojme virtualisht me disa nga muzete kryesore ne Shqiperi .

Muzeu Kombëtar Onufri në Berat është përshtatur në ambientet e Kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, në Kalanë e Beratit.

Muzeu mban emrin “Onufri”, njëri prej kryemjeshtrave të pikturës shqiptare të shek.XVI.

Kisha ndodhet në lagjen Kala,dhe ka qënë katedralia e qytetit. Katedralia është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pasbizantine në qytetin e Beratit. Koleksioni i muzeut përbëhet nga  objekte të përzgjedhura nga një fond prej mëse 1500 objektesh që i takojnë fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë, dhe të qytetit të Beratit, ku 106 janë ikona dhe 67 janë objekte liturgjike, dhe u përket piktorëve ikonografë shqiptarë që kanë krijuar qe nga shekulli XIV  Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpatarakut dhe Çetirët ( Gjergji, Nikolla, Johani, Naumi, Gjergji i riu), dhe të shumë piktorëve të tjerë anonim. Ikonabartësin e katedrales së Beratit e ka gdhëndur mjeshtri Naumi nga Lavdari i Oparit dhe mjeshtër Stefan Barka nga Misrasi i Oparit, në mesin e shekullit të XIX-të..

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *