DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Fëmijët e Kate dhe William i bashkohen nismës së mijëra britanikëve për të falenderuar mjekët

Shpërndaje

Fëmijët e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit i janë bashkuar nismës së mijëra britanikëve në mesazhin e tyre për të mbështetur dhe duartrokitur të gjithë mjekët dhe infermierët të cilët po qëndrojnë në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit.

Wlliam dhe Kate, kanë publikuar në “Instagram” një video të fëmijëve të tyre, Princeshës Charlotte së bashku me vëllezërit e saj, Princin George dhe Louis, të cilët duartrokasin bashkë në kopshtin e shtëpisë, si një vlerësim për punën e palodhur të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit.

Në postimin e publikuar në faqen e pallatit mbretëror shkruhet: “Për të gjithë mjekët, infermierët, kujdestarët, farmacistët, vullnetarët dhe stafin tjetër të Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë që po punojnë pa u lodhur për të ndihmuar ata që preken nga Covid-19. Faleminderit!”

Mijëra britanikë u bënë bashkë duke dalë në ballkone, kopshte dhe dritare për të duartrokitur dhe ndezur fishekzjarre në orën 8 të mbrëmjes për të gjithë stafin mjekësor.

Nisma të ngjashme janë parë më herët në Itali e në Spanjë, dy vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *