DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Fashion Showbiz

Nga Giorgo Armani tek Bulgari e Ferrari / Si po solidarizohen brand-et italiane në luftën kundër koronavirusit

Shpërndaje

Giorgo Armani edhe një herë ka njoftuar për kontributin e tij në luftën kundër koronavirusit. Pasi ishte ndër të parët, së bashku me Fedez dhe Chiara Ferragni, që dhuruan një shumë të konsiderueshme për të ndihmuar sistemin shëndetësor italian, së fundmi ikona e modës italiane dhe asaj botërore ka njoftuar se të gjitha fabrikat e prodhimit në Itali do të prodhojnë veshje njëpërdorimshme për mjekët dhe stafin mjekësor në spitale.

Armani i dërgoi së fundi një letër gazetave më të mëdha italiane, përmes të cilës falenderonte punonjësit e shëndetësisë për sakrificat e tyre, ndërsa shprehej se kjo ndjenjë e madhe solidariteti ndaj punës së tyre i vinte edhe për shkak të dëshirës së tij kur ishte fëmijë për të pasur një karrierë në mjekësi. “ Është prekëse t`ju shohësh të impenjuar në punën tuaj mes vështirësish dhe sforcimesh të mëdha që tashmë i njohim të gjithë. Por është mbi të gjitha prekëse t`ju shikojmë duke qarë. Jam aty pranë jush ”, shkruante ai.

Iniciativa e Armanit nuk është një rast i izoluar, por një iniciativë që ka frymëzuar dhe po frymëzon raste të tjera të ngjashme bamirësish e donacionesh nga kompanitë e mëdha dhe lider në industri.

Përveç Armani, markave të tjera të modës iu përgjigjën thirrjeve të shumta për të prodhuar veshje njëpërdorimshme për mjekët: nga Scervino te Valentino, nga Gucci te Prada dhe Ferragamo.

Bulgari ka dhuruar një mikroskop të ri 3D në spitalin Spallanzani në Romë. Dolce & Gabbana financuan një projekt kërkimor të zhvilluar nga Universiteti Humanitas në bashkëpunim me virologët e Spitalit San Raffaele në Milano. Etro bëri një dhurim në laboratorin e virologjisë të Spitalit Sacco.

Kompania e njohur Ferrari, ka vendosur të prodhojë ventilatorë të frymëmarrjes dhe mushkërive në fabrikat e tij në Maranello për të ndihmuar sistemin shëndetësor .

Dhe solidarizimi vazhdon edhe më tej duke përfshirë një seri influencuesish dhe të famshmish në një fushatë virtuale, të veshur  me një bluzë “Milano nuk ndalet kurrë”, për të thënë se kryeqendra e industrisë së modës  është vitale dhe nuk ndalon krijimtarinë e saj madje as tani, kur përgjegjësia civile kërkon që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *