Kur familjen e ‘’ndan’’ karantina / Victoria Beckham : E ndjejmë të gjithë shumë mungesën tende
Shpërndaje

Koronavirusi ka kushtëzuar jetët dhe rutinën tonë si kurrë ndonjëherë më parë kishte ndodhur. Sigurisht që dëshira më e madhe në kohë e rrethana të tilla është që familja dhe njerëzit e dashur të jenë të gjithë së bashku, por jo gjithmonë ndodh kështu.
Një situatë të tillë po e vuan edhe ikona e modës Victoria Beckham, që ndodhet në Londër me bashkëshortin David Beckham dhe femijët Romeo, Cruz dhe Harper, ndërsa djali i madh i tyre Brooklyn është bllokuar në Amerikë.
‘’E ndjejmë të gjithë shumë mungesën e Brooklyn, që është bllokuar në Shtetet e Bashkuara. Duke parë këtë foto të realizuar për Icon, keni sjellë për të gjithë ne pak buzëqeshje këtë mëngjes’’’. – shkruan stilistja në rrjetet sociale teksa poston kopertinën e Brooklyn për revistën ‘’Icon’’.