DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle Star Inspiration

Dashuri në kohërat e koronavirusit/ Çifti i mjekëve i thonë ‘’PO’’ njëri-tjetrit në spital

Shpërndaje

Jen Andonian dhe Matt Shearer në 20 mars të këtij viti kishin planifikuar të zhvillonin dasmën e tyre. Por situata e koronavirusit, puna e shtuar në spital dhe gjithë masat e marra në kuadër të distancimit social e detyruan çiftin e epidemiologëve amerikanë të anulonin gjithçka.

Por, meqë rrethanat nuk e mundësonin që të  realizonin dasmën që kishin menduar, miqtë u organizuan një surprizë në spital.

Miqtë dhe kolegët e çiftit organizuan një ceremoni të pazakontë në ambientet e spitalit , ku  të ftuarit ishin të veshur me maska doreza.

Sigurisht, ata respektuan edhe distancën sociale që është vendosur si rregull për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se çifti e kanë shijuar shumë momentin dhe në fund sigurisht i kanë ‘thyer’ disi rregullat, duke e finalizuar ‘’Po-në’’ e tyre me një puthje.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *