DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle Showbiz

Sharon Stone mesazh popullit shqiptar: Faleminderit me gjithë zemër

Shpërndaje

Gjesti i dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë drejt Italisë në këtë moment të vështirë që po kalon fqinji ynë ka bërë jehonë jo vetëm në mediat dhe opinionin publik shqiptar, por edhe atë italian. Në këtë kohë të vështirë, përballë një armiku të padukshëm , por të përbashkët, solidariteti dhe humanizmi janë shumë të rëndësishme. Një gjest i tillë, duket se ka surprizuar edhe yllin e Hollywood-it, Sharon Stone, e cila ka falenderuar Shqipërinë për ndihmën ndaj Italisë në këto ditë të vështira.

Nëpërmjet një postimi në mediat sociale, ikona e kinematografisë ka publikuar një foto të shqiptarëve nga eksodi i vitit 90’’ kur Italia hapi dyert për shqiptarët.

Sharon Stone mesazh popullit shqiptar: Faleminderit me gjithë zemër 1“30 vite më parë Italia i ndihmoi ata. Sot Shqipëria dërgoi mjekë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëri, me gjithë zemër” – shkruan ajo.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *