DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture Showbiz

Rezultoi pozitiv me COVID-19 / Legjenda e operës Plácido Domingo shtrohet në spital

Shpërndaje

Pasi njoftoi se ishte prekur nga koronavirusi rreth një javë më parë, legjenda e operës Placido Domingo është shtruar në spital.

“Ai po ecën mirë dhe po i përgjigjet trajtimit,”- është shprehur zëdhënësi i Domingo në një prononcim për CNN, duke pohuar se Domingo është në gjendje të stabilizuar.

“Së bashku mund ta luftojmë këtë virus dhe të ndalojmë krizën aktuale në mbarë botën, kështu që me shpresë mund të kthehemi në jetën tonë të përditshme normale shumë shpejt,” shkroi Domingo rreth një javë më parë në Facebook, duke inkurajuar edhe fansat e tij që të ndiqnin këshillat e mjekëve dhe autoriteteve për ta kaluar sa më shpejtë këtë moment të vështirë.

Domingo bashkohet me një listë në rritje të të famshmëve që kanë rezultuar pozitivisht ndaj koronavirusit, duke përfshirë Idris Elba, Tom Hanks dhe bashkëshorten e tij Rita Wilson etj.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *