DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Fashion Showbiz

Victoria Beckham dhuron 25% të fitimeve të saj për luftën kundër COVID-19

Shpërndaje

Edhe pse dyqani i saj në Londër u desh të mbyllej, në kuadër të masave të marra nga qeveria angleze për pandeminë globale, Victoria Beckham ka vazhduar të realizojë shitje online të produkteve të markës së saj.

Stilistja me famë botërore informoi ndjekësit e saj në Instagram se 25% e të ardhurave te mbledhura online nga shitja e veshjeve dhe make up-it do të shkojnë për organizatën e bamirësisë ‘’Trussell Trust’’ në Britaninë e Madhe dhe për ‘’Feeding America’’ në SHBA.

‘’Jemi të përkushtuar të ndihmojmë njerëzit më të rrezikuar të shoqërisë sonë, infermierët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor që janë duke sakrifikuar shëndetin e tyre për tu kujdesur për të tjerët, mësuesit që vazhdojnë të japin mësim, nënat dhe fëmijët, shumë prej të cilave janë në shtëpi duke balancuar punën me orar të plotë dhe shkollimin në shtëpi, të moshuarit që janë në rrezik të madh shëndetësore dhe të paaftë për të dalë të bëjnë vetë pazar.” – u shpreh Beckham.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *