DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Rihanna rrëfen planet e së ardhmes: Do kem 3 ose 4 fëmijë

Shpërndaje

Ylli i popit Rihanna në intervistën e parë për këtë vit në prestigjiozen  ‘’British Vogue’’, foli hapur për jetën e saj personale, planet për të ardhmen dhe ndarjen nga Hassan Jemeel.. Ajo gjithashtu u shpreh se është një moment ku po rikonsideron gjërat që kanë me të vërtetë rëndësi në jetë.

“Që kur mbusha 32 vjeçe, kuptova që jeta është shumë e shkurtër,” tha ajo. “S’ke shumë kohë për të toleruar gjepurat e të tjerëve. E rëndon kaq shumë veten, sa kur e kupton që s’mban më, duhet të heqësh qafe disa gjëra. Dhe unë jam gjithë kohës e rënduar. Tani po kthehem në bardhë e zi. Zonat e mia gri s’funksionojnë më. Po punoj kështu tani që të mos punoj në të ardhmen,” tha ajo.

E pyetur se si e imagjinon veten pas dhjetë vitesh ajo tha:’’ Dhjetë vite? Do jem 42 vjeçe. Do jem e vjetër. Do kem fëmijë, 3 ose 4.’’

Rihanna rrëfen planet e së ardhmes: Do kem 3 ose 4 fëmijë 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *