DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

“Po i kthejmë Italisë atë që na ka dhënë”, Kledi Kadiu flet nga karantina

Shpërndaje

Balerini shqiptar, Kledi Kadiu në një intervistë për “Adnkronos”, është shprehur krenar në mediat italiane për gjestin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë. “Unë jam shumë krenar për vendin tim. Ne po i kthejmë Italisë atë që i ka dhënë Shqipërisë, që na ka mirëpritur, që na ka ofruar të ardhmen. Kjo është ajo që më ka ndodhur dhe mua”, është shprehur balerini shqiptar i cili prej vitesh jeton në shtetin fqinj.

Nga ana tjetër ai treguar se këto ditë në izolim i kanë shërbyer për t’i dedikuar më shumë kohë familjes dhe vajzës së tij, Lea.

Balerini ka bërë edhe një thirrje për të shpëtuar industrinë e baletie nga kriza ekonomike, që do të pasojë në mënyrë të pashmangshme këtë moment emergjence.

“Së fundmi kam lexuar që në Itali ka rreth 30 mijë shkolla baleti me rreth 1 milion e gjysmë përdorues. Një moment i vështirë, dramatik, për të gjithë. Shumë miq më kanë telefonuar. Shumë shkolla nuk do të rihapen në shtator. Një dëm shumë serioz për stabilitetin e këtij sektori. Doja t’i bëja një apel qeverisë. Kërcimi jep bukuri, harmoni. Itali mos na harroni ne.’’ -ka thënë Kadiu.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *