COVID-19 ndryshon rregullat e ‘’Golden Globe Awards’’
Shpërndaje

“Hollywood Foreign Press Association” ka njoftuar që për edicionin e ardhshëm të ‘’Golden Globe’’ do të merren në konsideratë edhe filmat që ende nuk kanë dalë në kinema.
Shoqata e gazetarëve ka specifikuar që do të pranohen dhe filma të cilët kanë dalë për herë të parë në televizion apo në një platformë ’’streaming’’. Sipas rregullave të vjetra ishte e detyrueshme, që filmi të ishte shfaqur më parë në një sallë kinemaje përpara se të konkuronte në ‘’Golden Globe’’.
Rregulli është përjashtues, domethënë vetëm për këtë edicion dhe nuk është e qartë nëse “Academy Motion Pictures Arts and Sciences”, organi që organizon Oscarin, do të ndjekë po të njëjtën strategji nisur situata e krijuar nga COVID-19 kudo në botë.