DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Lajme të mira nga Holanda/ E moshuara 101-vjeçare mposht koronavirusin

Shpërndaje

Një e moshuar holandeze 101-vjeçare është shëruar nga koronavirusi, bëjnë me dije autoritetet e spitalit të Ijsseland, pranë Rotterdamit.

Gruaja ishte shtruar  në spital dhjetë ditë më parë me vështirësi të theksuara në frymëmarrje dhe pas testimit të bërë nga stafi spitalor kishte rezultuar pozitive dhe bartëse e COVID-19.

Mediat vendase, por edhe ato ndërkombëtare e kanë cilësuar këtë si një rast të veçantë, shpresëdhënës për  të mposhtur pandeminë që ka pushtuar botën mbarë.E moshuara, e cila jeton vetëm, do të qëndrojë edhe disa të tjera në një shtëpi për të moshuar, përpara se të kthehet në banesën e saj.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *