DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

I ati u infektua gjatë punës në spital , DJ Vik Kraja ka një mesazh për të gjithë ne

Shpërndaje

Edhe pse prej disa vitesh ishte në pension, mjeku i njohur infeksionit Dhimitër Kraja iu përgjigj thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë  për tiu bashkuar stafit të spitalit infektiv në vijën e parë të luftës kundër Covid-19.

Por vetëm pak ditë pas rikthimit në punën e dikurshme, doktori  u infektua edhe vetë.

Ndonëse gjendja shëndetësore e tij është e qëndrueshme, lidhur me situatën e mjekut të njohur ka reaguar edhe i biri, DJ i njohur Vik Kraja.

Në një postim në Instagram, ai i falendron të gjithë për urimet dhe mesazhet që ka marr për shërimin e babait dhe u lutet  që të zbatojnë me përpikmëri masat dhe rregullat e karantinës.

I ati u infektua gjatë punës në spital , DJ Vik Kraja ka një mesazh për të gjithë ne 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *