Emergjenca globale e COVID-19, Justin Bieber anulon turneun e tij botëror
Shpërndaje

Në varg të një sërë anulimesh të eventeve kulturore e sportive, për shkak të emergjencës globale të koronavirusit, edhe Justin Bieber ka vendosur të shtyrë turneun e tij botëror të albumit ‘Changes’, që duhet të niste në maj.
‘’Si pasojë e emergjencës aktuale që ka goditur shëndetin publik dhe me shqetësimin e thellë për të gjithë personat e goditur nga koronavirusi, Justin Bieber do të shtyjë të gjithë datat e koncerteve të programuara për 2020, për ‘Changes Tour’. ‘’ , – thuhet në komunikatën për shtyp të stafit të këngëtarit. Këngëtari i njohur së bashku me bashkëshorten Hailey Baldwin ai po shijon karantinën në vilën e tyre në Kanada.