Këndojmë për të ndihmuar / Projekti i mrekullueshëm i 50 artistëve spanjollë për të mbledhur të ardhura
Shpërndaje

Në një kohë kur bota duket se është gjunjëzuar përpara pandemisë së COVID-19 dhe jeta sociale dhe lëvizjet janë reduktuar, është shumë e nevojshme që edhe nga shtëpitë të përcjellim mesazhe shprese, solidariteti dhe optimizmi me njëri-tjetrin.
Një gjë të tillë kanë synuar edhe 50 artistë spanjollë të cilat kanë bashkëpunuar së fundmi në distancë në një projekt të mrekullueshëm.
Ata kanë risjellë një version të ri të këngës “Resistire” nga Dynamic Duo, jo vetëm për t’i dhënë zë shpresës, por edhe për të mbledhur fonde në ndihmë të organizatës humanitare Caritas.
Të ardhurat e përftuara nga ky projekt do t’i adresohen 1.3 milionë njerëzve në fronte të ndryshme bamirësie, siç janë të pastrehët dhe azilet e pleqve.
50 artistët spanjollë nuk kanë ngurruar të përfshijnë në kauzë edhe disa prej etiketave më të rëndësishme në industrinë e muzikës, si Universal Music, Sony, Warner dhe Altafone.