Çifti Beckham blejnë shtëpi 24 milionë dollarë në Majemi
Shpërndaje

Çifti i njohur i showbizit David dhe Victoria Beckham kanë blerë një shtëpi tepër luksoze në Majemi.
Sipas medieve britanike shtëpia e re i kushtoi çiftit 24 milionë dollarë dhe i bashkohet pronave dhe pasurisë së familjes së famshme.
Shtëpia ka 5 dhoma gjumi, 7 banjo dhe një dhomë ndenjeje me një pamje mahnitëse. Gjithashtu përfshin brenda saj ndër të tjera një pishinë dhe një pistë helikopteri.
Ndërtesa ku ndodhet shtëpia e re është një nga më luksozet në Majemi dhe fqinjët e Beckham janë disa nga majatët më të mëdhenj në industrinë e futbollit dhe televizionit.