DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Netflix /Rikthehet sezoni i ri i serialit “ La Casa de Papel’’

Shpërndaje

Një nga serialet më të dashura për publikun, ‘La Casa de Papel’  është rikthyer me sezonin e tij të katërt.

Seriali, i cili ka mbërthyer pas ekranit një audiencë shumë të madhe nisi transmetimin sot më 3 prill në Netflix.

Regjizori Alex Pina, premton edhe në këtë sezon dozën e duhur të aksioneve duke mbajtur në tension të gjithë shikuesit.

“ La Casa de Papel 4” fillon aty ku mbaron sezoni i shkuar. Profesori (Alvaro Morte) është i bindur që Lisbona (Itziar Ituño), pika e vetme e tij e dobët, është ekzekutuar dhe është gati për të nisur një luftë pa mëshirë, teksa Rio (Miguel Herrán) dhe Tokio (Ursula Corberó), të rrethuar në Bankën e Spanjës, kanë hedhur në erë një tank. Nairobi (Alba Flores), është goditur pabesisht nga snajperët e lëshuar nga Alicia Sierra (Najëa Nimri). Banda duket vërtetë në pikën që do shkatërrohet dhe po jeton një nga momentet e saj më të vështira që kur është formuar. Por ç’do të ndodh  në të vërtetë?

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *