DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Situata e pandemisë botërore/ Mbretëresha Elisabeth lajmëron veprimin e rrallë pas 28-vjetësh

Shpërndaje

Situata e pandemisë botërore të COVID-19 , e detyroi edhe Mbretëreshën Elisabeth të pezullonte të gjitha detyrat e saj mbretërore dhe të largohej nga pallati për shkak të kushteve të sigurisë.

BBC shkruan se Elisabeth II do t’i drejtohet qytetarëve britanikë në një transmetim televiziv të dielën Muajin e kaluar ajo dha një mesazh për shpërthimin e epidemisë në vend, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar “po hyn në një periudhë shqetësimi dhe pasigurie të madhe”.

Fjalimi i rrallë televiziv drejtuar  kombit do të jetë i katërti fjalim gjatë mbretërimit të saj 68-vjeçar, përtej mesazhit të saj tradicional që mbahet në ditën e Krishtlindjes.

Tre fjalimet e tjera të mëparshme erdhën pas vdekjes së nënës së Mbretëreshë në 2002, përpara funeralit të Princeshës Diana në 1997 dhe rreth Luftës së Parë të Gjirit në 1991.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *