DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Pink dhe djali i saj 3-vjeçar të prekur nga koronavirusi/ Këngëtarja: Kjo sëmundje është serioze

Shpërndaje

Këngëtarja e njohur Pink së bashku me të birin 3-vjeçar kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 dhe fatmirësiht janë shëruar. Ka qenë vetë artistja e cila e ka bërë publike këtë  lajm në mediat sociale.

“Dy javë më parë djali im 3-vjeçar Jameson dhe unë nisëm të kishim simptomat e Covid-19. Fatmirësisht mjeku im kishte akses në teste  dhe ne mundëm ta kryenim testimin i cili rezultoi pozitiv. Familja ime gjendej e izoluar në ato momente dhe vazhduam kështu dhe për 2 javët e ardhshme duke ndjekur këshillat e mjekut tonë. Vetëm pak ditë më parë ribëmë testet sërish dhe fatmirësisht rezultuam negativ”-, tha Pink.

Ajo u tregua gjithashtu kritike ndaj qeverisë e cila sipas saj duhet të kishte marrë më shumë masa dhe ta bënte testimin të aksesueshëm për të gjithë.

Në fund Pink nuk ngurroi të jepte edhe një mesazh të rëndësishëm : “Kjo sëmundje është serioze dhe e vërtetë. Njerëzit duhet të dinë se sëmundja prek të rinjtë dhe të moshuarit, të shëndetshëm dhe jo të shëndetshëm, të pasur dhe të varfër, dhe ne duhet ta bëjmë testimin falas dhe më të arritshëm për të mbrojtur fëmijët tanë, familjet tona, miqtë tanë dhe komunitetet tona.”

Artistja tregoi se ajo ka vendosur të dhurojë 1 milion dollarë në ndihmë të sistemit shëndetësor.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *