DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Business & Career

Të frikësuar se mos humbisni vendin e punës pas COVID-19? Ja ç’masa duhet të merrni urgjent

Shpërndaje

Pandemia e COVID-19 JO vetëm  po kërcënon botën dhe shëndetin e popullsisë, por po kërcënon edhe ekonominë në ç’do shtet. Nëse situata vazhdon për një kohë të gjatë , rënia ekonomike botërore do të jetë e pashmangshme dhe po ashtu sikundër është paralajmëruar do të jenë të shumtë ata që do të humbin punën.

Karantinimi si masë për ndalimin e përhapjes së pandemisë, ka bërë që shumë njerëz të mos dinë çfarë i pret nesër.

A do të kenë më një vend pune? Sa shanse ka të gjejnë një vend tjetër punë në rastin më të keq?

Ndaj në këtë moment është e këshillueshme që të organizoheni dhe të bëni planet e duhura. Më poshtë ju tregojmë disa hapa imediatë që duhet të ndërmerrni :

1.Kufizoni  shpenzimet

Ky është hapi i parë dhe më i rëndësishme. Duhet të bëni me shumë kujdes llogaritë e parave tuaja dhe duhet të hiqni dorë menjëherë nga shpenzimet e panevojshme.Shpenzoni vetëm për gjërat thelbësore që ju duhen ju dhe shtëpisë suaj.

  1. Paguani detyrimet dhe faturat

Krahas ushqimit, mendoni që një pjesë e mirë e të ardhurave të lihet për të paguar faturat.

  1. Ktheni sytë nga kursimet

Është momenti të ktheni sytë nga paratë e emergjencës. Ato do të jenë shpëtimi juaj  dhe do mund t’i përdorni për detyrime mujore ose për të mbijetuar deri sa të riktheheni në punë/gjeni një punë të re.

  1. Filloni kërkimet për një punë të re

Statistikat botërore të këtyre javëve të fundit tregojnë se pandemia po e ndryshon shpejt mjedisin e bizneseve apo rekrutimin e punonjësve. Prandaj, kohën tuaj të lirë mund ta shpenzoni për të nisur kërkimet për një punë tjetër të re. Karriera juaj mund të ndryshojë kur të dilni nga izolimi prandaj nisni me referencat që tani. Nëse je ndër aplikuesit e parë, ke dhe më shumë gjasa që të telefonojnë kur situata t’i jetë kthyer normalitetit.

  1. Bëni gati aplikimin e papunësisë

Nëse je i/e sigurt që punën e humbe, të paktën mundohu të përfitosh nga ndihmat që jep qeveria apo autoritet lokale. Përgatisni dokumentacionin për statusin e ri.

  1. Mësoni një aftësi të re

Jetojmë në kohën e teknologjisë dhe është mëse e aksesueshme që vetëm nëpërmjet telefonit dhe informacionit në internet të mësoni një aftësi të re. Teknologjia gjithnjë e më shumë po gjeneron ‘’zanate’’ të reja.  Ju mund të mësoni të bëheni një menaxher i medieve sociale, si të mësoni një program dizajni, një gjuhë të huaj etj.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *