Habit kryeministri irlandez/ I bashkohet stafit të mjekëve në luftën ndaj COVID-19
Shpërndaje

Lufta ndaj COVID-19 ka zgjuar një solidaritet të madh botëror, jo vetëm në rastet e njerëzve të thjeshtë, por edhe personazheve të njohur të botës së medias, biznesit apo edhe politikës.
Mediat irlandeze bëjnë me dije se kryeministri i vendit Leo Varadkar është regjistuar sërish në regjistrin e mjekëve për të ndihmuar personelin mjekësor gjatë pandemisë së koronavirusit. 41- vjeçari ka punuar si mjek për shumë vite përpara se të largohej në vitin 2013 kur iu bashkua kabinetit qeveritar si ministër i shëndetësisë.
Thirrjes së autoriteteve shëndetësore për tiu bashkuar luftës ndaj koronavirusit i janë përgjigjur edhe shumë mjekë të cilët kishin dal në pension sipas ‘’Irish Times’’