DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Magjia e limonit/ Si të forcojmë imunitetin në mënyrë natyrale

Shpërndaje

Ndërsa qëndrojmë në shtëpi dhe respektojmë rregullat e karantinës, është e rëndësishme edhe që të ushqehemi  shëndetshëm dhe të rrisim imunitetin nëpërmjet ushqimeve apo edhe konsumit të lëngjeve.

Limoni është përbërësi që nuk duhet t’i mungojë lëngjeve tuaja. Më poshtë ju sjellim dy sugjerime se si ta përdorni limonin dhe të përfitoni një pije të shijshme dhe hidratuese.

1.Limon me xhixher

Grini imët me rende lëkurën e limonit. Më pas vazhdoni duke shtydhur limonët derisa të mbushet një gotë e madhe me lëng. Përzieni në një enë lëngun e limonit me lëkurat e grira, sheqerin dhe xhinxherin (pluhur ose i freskët sipas dëshirës). Hidhini ujë të nxehtë përbërësve  dhe trazojini derisa sheqeri të shkrihet plotësisht. Pasi sheqeri të jetë shkrirë mbulojeni enën me kapak dhe lëreni të pushojë derisa të arrijë temperaturë ambienti. E preferueshme do ishte ta lini edhe 1-2 orë derisa përbërësit të shkrihem më mirë me njëri-tjetërin.

2.Shegë, limon dhe portokall

Në një gjysmë litër ujë të valuar shtrydhni dy limona. Lëreni të ftohet për gjysmë ore në frigorifer ose derisa të ketë një temperaturë ambienti. Në një enë tjetër shtrydhni shegët dhe filtrojeni lëngun e tyre. Lëngun e shegës e bashkoni më pas me lëngun e limonit. Në fund mbi të, shtrydhni edhe portokallet dhe magjia është gati. Mund ta konsumoni menjëherë ose ta ruani në frigorifer për dy ditë.

E gjithë ajo vitaminë C që gjendet në limon bën disa mrekulli në trupin tuaj si pastrimin e gjakut dhe ndihmon që të keni sistem imunitar më të fortë. Gjithashtu studime të ndryshme mjekësore kanë treguar se përdorimi në sasi të larta të vitaminës C ndihmon në luftë të shumë sëmundjeve serioze.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *