DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle Showbiz

Rita Ora dhe motra e saj në mesin e vullnetarëve në shërbimin shëndetësor

Shpërndaje

Vetëm pak ditë më parë, nëna e këngëtares Rita Ora lajmëroi se do i bashkohej kolegëve të saj të sistemit shëndetësor në luftën kundër COVID-19 . Vera Ora, e cila ka qenë mjeke e përgjithshme dhe pastaj psikiatre e kualifikuar (por që ishte pensionuar para disa vitesh), do të ndihmojë në parandalimin e problemeve mendore dhe do t’u ndihmojë grave perinatale që janë të ekspozuara nga ndaj COVID-19.

Duke folur për revistën ‘’ Hello!’’ ajo ka zbuluar se edhe vetë këngëtarja  Rita Ora dhe motra e saj, Elena, janë paraqitur pranë Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS) për t’u angazhuar si vullnetare.

“Rita është shumë e vendosur që ta bëjë pjesën e saj. Ajo dhe motra e saj e madhe, Elena, janë në mesin e 750.000 njerëzve që kanë aplikuar për të ndihmuar dhe për ta ndaluar sëmundjen që po na vjen te dera dhe që po e lodh shërbimin shëndetësor. Ato do të jenë në mesin e njerëzve që shpërndajnë pajisje mjekësore, mbledhin receta, kontrollojnë të moshuarit dhe i telefonojnë njerëzit e vetmuar dhe vulnerabël të komunitetit”, ka shpjeguar Vera.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *