DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

35 milion dollarë në 7 ditë / Lady Gaga i bashkohet OBSH-së në luftën ndaj COVID-19

Shpërndaje

Vetëm në 7 ditë Lady Gaga ia ka dalë të mbledhë plot 35 milion dollarë në ndihmë të ‘’Solidarity Response Fund’’  të Organizatës Botërore të Shëndetit duke u bërë apel drejtuesve të korporatave dhe filantropëve të tregojnë shpirtin e tyre bamirës dhe të kontribuojnë në këtë kauzë globale.

“Paratë do shkojnë për furnizimet globale të PPE, testet e koronavirusit si edhe për përmirësimin e kapaciteteve për të përpunuar testet,”- u shpreh këngëtarja e njohur gjatë konferencës me drejtorin e përgjithshëm të OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Kemi thënë vazhdimisht se jemi bashkë në këtë dhe mund te kemi sukses vetëm nëse bëhemi bashkë. Ne kemi nevojë që e gjithë shoqëria të luajë rolin e vet. Përfshirë edhe njerëzit në industrinë e argëtimit.” – tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Gjithashtu Lady Gaga në bashkëpunim me OBSH dhe festivalin muzikor ‘’Global Citizen’’ do drejtojë një festival që do transmetohet livestream  të quajtur “One World Together at Home.”

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *