DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle Showbiz

Rita Ora i bashkohet nismës në përkrahje të Shërbimit Shëndetësor të Kosovës

Shpërndaje

Rita Ora ka qenë një nga personazhet e njohur që është angazhuar në luftën kundër koronavirusit. Vetëm dje nëna e saj lajmëroi se Rita dhe e motra Elena do angazhoheshin në radhët e vullnetarëve për të kontribuar në shërbimin shëndetësor kombëtar britanik dhe për të ndihmuar me shpërndarjen e pajisjeve si edhe kujdesin ndaj të moshuarve.

Së fundi, Rita i është bashkuar një nisme për mbledhjen e fondeve në luftën kundër COVID-19 në përkrahje të Shërbimit Shëndetësor të Kosovës dhe personelit shëndetësor.

Nisma mban emrin “Një kafe si flutur” . Në një video të postuar në mediat sociale Rita shpjegon në anglisht se çfarë synon nisma dhe ju bën një thirrje të gjithëve në shqip për të qëndruar në shtëpi. “Mos dilni jashtë për një kafe, rrini në shtëpi dhe ndihmoni sistemin shëndetësor të Kosovës. ‘Një kafe si flutur’. Të dua. ‘’- është shprehur Rita duke bërë në fund simbolin e shqiponjës me duar.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *