DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle Showbiz

Donacioni më bujar për COVID-19 / Themeluesi i Twitter dhuron shumën marramendëse

Shpërndaje

Jack Dorsey, themeluesi i Twitter dhe aplikacionit Square, do të dhurojë rreth 28% të pasurisë së tij për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Ai bëri një njoftim në Twitter duke shkruar se donacioni i tij do të jetë 1 miliardë dollarë.

COVID-19 duket se i ka gjetur të papërgatitura sistemet shëndetësore të të gjitha vendeve. Në SHBA raportohet se  ka mungesë të ventilatorëve dhe pajisjeve mbrojtëse personale. Ndërsa biznesi dhe njerëzit po përballen me probleme ekonomike.

Dorsey do të përdorë aksionet që zotëron në Square për të financuar donacionet të cilat do të shpërndahen përmes  Start Small Foundation. Deri më tani ky është donacioni më bujar i regjistruar.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *