DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz Star Business

Kylie Jenner, për të dytin vit radhazi shpallet miliarderja më e re në botë

Shpërndaje

Edhe pse vetëm 22 vjeç,  Kylie Jenner mbetet miliarderja më e re në planet dhe bën pjesë në një listë prej  vetëm 2.095 personave në botë me një pasuri prej dhjetë shifrash.

Prestigjiozja ‘’Forbes ‘’ publikoi të mërkurën listën vjetore të miliarderëve në botë dhe mbretëresha e industrisë së kozmetikës Jenner është pjesë e saj. Kylie hyri në listën e famshme të miliarderëve në mars të vitit 2019.

Në nëntor të vitit të kaluar, ajo shiti 51% të markës së saj ‘Kylie Cosmetics’ në markën e bukurisë ‘Coty Inc.’ për 600 milionë dollarë. Biznesi i saj tani vlerësohet rreth 1.2 miliard dollarë, pasi ajo ende zotëron 49% të aksioneve.

Jenner, e cila është më e reja dhe më e pasura e familjes Kardashian-Jenner, filloi linjën e ‘make up-it’ në 2015 duke shitur 29 dollarë një paletë buzëkuqësh.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *