DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Xhirimet e serialit “Friends” shtyhen për në vitin 2021

Shpërndaje

Situata e pandemisë globale ka detyruar së fundmi edhe producentët e serialit të njohur ‘’Friends’’ që të shtyjnë xhirimet për vitin e ardhshme.

Prodhuesit shpresonin që xhirimet të zhvilloheshin në muajin maj, por ‘’The Sun’’ së fundmi  ka zbuluar se ribashkimi që  kemi pritur të gjithë nuk ka të ngjarë të ndodhë deri në vitin 2021.

Sipas tyre, edhe aktorët Jennifer Aniston, Matthew Perry, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer, kanë planifikuar oraret e tyre për vitin tjetër.

“Nëse kufizimet e koronavirusit vazhdojnë deri në maj dhe qershor, të cilat po shkojnë me shumë gjasë në këtë pikë, nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveç se të shtyhet deri në vitin e ardhshëm’’, – ka thënë një burim për ‘’The Sun’’.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *