DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Rita Ora për ‘Vogue Arabia’: Ne si komb jemi shumë krenarë për rrënjët tona

Shpërndaje

Rita Ora është shumë atdhedashëse dhe krenare për origjinën e saj dhe këtë e ka treguar edhe në intervistën e saj të fundit për ‘’Vogue Arabia’’. “Ne si komb jemi shumë krenarë për nga kemi ardhur”,- ka thënë Ora.

Ajo ka treguar edhe momentet e largimit nga Kosova  dhe pasiguritë e prindërve të saj teksa nisnin një jetë të re në Londër, duke u shprehur : ‘’ Kur filloi lufta në atë që njihet tani  me emrin ish-Jugosllavi, prindërit e mi morën vendimin e vështirë për t’u larguar. Mijëra u vranë në luftën brutale, dhe më shumë se një milion njerëz u detyruan të iknin, përfshirë prindërit e mi”.

Rita Ora për ‘Vogue Arabia’: Ne si komb jemi shumë krenarë për rrënjët tona 1

Vogue Arabia

“Kosova do të jetë gjithmonë atdheu ynë dhe ne do të jemi përgjithmonë krenarë. Jam shumë e përulur që tani do të jem në gjendje t’i kthehem vendit tim si një ‘Ambasadore Nderi’. Kur kemi mundësi, shpesh kthehem të vizitoj familjen time. Unë e dua çdo gjë të vogël për kulturën tonë; është kaq ndryshe. Veshja kombëtare është e bukur dhe ushqimi është i shijshëm. Bakllavaja është embelsira ime me e preferuar në botë. Unë kurrë nuk kam takuar askënd atje që nuk më pëlqen”.

“Unë do të jem përgjithmonë një kosovare me zemër. Nuk do t’i harroj kurrë rrënjët e mia dhe do të jem përgjithmonë krenare për trashëgiminë time – nuk do të ndryshoja asgjë”, ka thënë mes tjerash Rita Ora.

Rita Ora për ‘Vogue Arabia’: Ne si komb jemi shumë krenarë për rrënjët tona 2

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *