DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë Star Inspiration

‘’Çdo ditë është një grimë jetë…’’ , – Urtësi filozofike nga Arthur Schopenhauer

Shpërndaje

Filozofi gjerman Arthur Schopenhauer (1788-1860) ishte një nga mendjet e ndritura, veprat e të cilit patën një ndikim të rëndësishëm në shekullin e XIX. Edhe pse kanë kaluar shumë vite dhe shoqëria ka pësuar procesin e vetë të ndryshimeve, ato duken kaq shumë aktuale edhe sot.

Më së shumti ai është i njohur për veprën “Bota si vullnet dhe përfaqësim”, që u botua në vitin 1818. Shkrimet e tij mbi estetikën, moralin dhe psikologjinë janë një shkollë më vetë për studentët e degëve shoqërore, por ato janë po aq frymëzuese për çdo njeri të zakonshëm.

Më poshtë mund të lexoni thëniet e tij më të njohura :

  1. “E gjithë e vërteta kalon nëpër tri faza. Së pari, ajo është e tallur. Së dyti, ajo është e kundërshtuar me dhunë. Së treti, ajo është e pranuar si vetë-evidente.”
  2. “Talenti godet një objektiv që askush tjetër nuk mund ta godasë; Gjeniu godet një objektiv që askush tjetër nuk mund ta shohë.”
  3. “Çdo ditë është një grimë jetë: çdo zgjim dhe ngritje është një grimë lindjeje, çdo mëngjes i ri është një grimë rinie, çdo pushim dhe gjumë është një grimë vdekje.”
  4. “Urrejtja është një çështje e zemrës; përbuzja është një çështje e kokës.”
  5. “Pothuajse të gjitha dhembjet tona vijnë nga marrëdhëniet tona me njerëzit e tjerë.”
  6. “Mërzitje është vetëm ana e kundërt e magjepsjes: të dyja varen në të qenit më shumë jashtë sesa brenda një situate, dhe njëra çon tek tjetra.”
  7. “Paraja është lumturia e njeriut në formën abstrakte; ai, pastaj, që nuk është më në gjendje të gëzojë lumturinë njerëzore në formën konkrete ua kushton veten krejtësisht parave.”
  8. “Fuqia është në mendjen tonë si një njeri i fortë i verbër që mbart mbi supet e tij një njeri të çalë që mund të shohë.”
  9. “Fytyra e njeriut si rregull thotë më shumë gjëra dhe më interesante se goja e tij, sepse është një përmbledhje e gjithçkaje që goja e tij nuk do ta thotë kurrë, në atë që është monogram i të gjitha mendimeve dhe aspiratave të këtij njeriu.”
  10. “Mëshira është baza e moralit.”
  11. “Nderi ka kuptimin se një njeri nuk është i jashtëzakonshëm; fama ka kuptimin se ai është i jashtëzakonshëm. Fama është diçka që duhet fituar, nderi është vetëm diçka që nuk duhet humbur.”
  12. “Të jetuarit në vetmi është fati i të gjithë shpirtrave të mëdhenj.”
  13. “Njerëzi e Mëdhenj janë si shqiponja, dhe për të ndërtuar folenë e tyre iu duhet një vetmi e madhe.”
  14. “Burrat janë nga natyra thjesht indiferent ndaj njëri-tjetrit; por gratë nga natyra janë armike.”
  15. “Çdo komb përqesh kombet e tjera, dhe të gjithë kanë të drejtë.”

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *