DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Studimi/ Gratë flenë më shumë se burrat, por zgjohen më pak të lumtura

Shpërndaje

Gratë flenë më shumë se burrat, por zgjohen më pak të lumtura. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga një aplikacion në telefonat ‘smart’.

Studimi i cili mban emrin ‘’cikli i gjumit’’ është kryer në mbi rreth 950 mijë njerëz në 47 shtete dhe pjesë e tij ka qenë  një target grup nga moshat 18 deri në 55 vjeç.

Studimi i cili zgjati një vit, tregoi se gratë në Indonezi flenë 35 minuta më shumë se meshkujt. Ato janë ndjekur nga gratë në Arabinë Saudite dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Gratë në Japoni flenë rreth pesë minuta më gjatë se burrat. Japonia është një vend ku burrat dhe gratë shkojnë në të njëjtën kohë për të fjetur.

Hulumtimet tregojnë se shumica e grave në mëngjes zgjohen më shumë të brengosura se meshkujt. Gratë që janë më pak të lumtura janë ato në Japoni, Korenë e Jugut dhe Singapor.

Sipas studimit gratë në Australi Kanada, Kinë, por edhe në Kolumbi, Portugali dhe Ukrainë janë më të lumtura gjatë zgjimit.

Sipas studimit meshkujt në Meksikë janë ata që zgjohen më të lumtur dhe kjo ndodh më shumë ditën e diel.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *