DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Babai i Rihannës i prekur nga COVID-19: Mendova se do ishte fundi

Shpërndaje

Ronald Fenty, i ati i yllit të muzikës botërore Rihannës ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

66-vjeçari, i cili është izoluar në shtëpinë e tij në Barbados, paraqitet në një gjendje të stabilizuar.

Simptomat e virusit frikësuan edhe vajzën e tij, e cila i dërgoi  menjëherë një ventilator në shtëpi. Në një intervistë për ‘’The Sun’’ Ronald tregoi sesi Riahnna u kujdes për të gjatë periudhës që ai ishte sëmurë.

“Mendova se do ishte fundi për të qenë i sinqertë. Dua të them, të dua shumë Robyn (emri i vërtetë i Rihannës). Ajo bëri shumë për mua. E vlerësoj gjithçka që ka bërë.’’ – u shpreh ai për tabloidin britanik.

Përpos faktit që ka qenë e angazhuar për tu kujdesur për babain e saj, Rihanna ka qenë aktive dhe e përfshirë në fushata të ndryshme bamirësie gjatë kësaj periudhe të vështirë që po kalon e gjithë bota.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *