DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë Showbiz

Ylli i filmit “Joker” :Përjetoj frikë sa herë angazhohem në projekte të mëdha

Shpërndaje

Duke folur për revistën ‘’GQ’’, fituesi i çmimit “Oscar” Joaquin Phoenix, ka treguar se ai shoqërohet gjithmonë nga frika dhe ankthi sidomos kur merr përsipër një projekt të ri. Duke folur hapur për gjendjen e tij emocionale sa herë që angazhohet në projekte të mëdha ylli i Hollywood-it është shprehur: “Për tre javët e para të xhirimit, unë djersitem aq shumë sa duhet të më vendosin jastekë në sqetull”.

Ylli i filmit “Joker”, 45 vjeç, gjithashtu pohoi në intervistë se ‘gjithçka që ata ju mësojnë si fëmijë (rreth aktrimit) është plotësisht gabim’.

“Ata ju mësojnë të mbani mend rreshtat tuaja. E gabuar! Ata ju mësojnë të ndiqni dritën e kamerës. E gabuar! Ata ju mësojnë të godisni në shenjë. E gabuar, e gabuar, e gabuar”, tha Phoenix në intervistën për ‘’GQ.’’

Ai gjithashtu pranoi se, megjithëse punon prej më shumë se 30 vjetësh si aktor profesionist, ai me qëllim nuk ka mësuar emrat teknikë ose termat e industrisë.

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *