DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë Star Inspiration

“Martesa nuk është vetëm çështje dashurie ‘’, – Urtësi nga Paolo Mantegazza

Shpërndaje

Paolo Mantegazza (31 tetor 1831 – 28 gusht 1910) ishte një neurolog, fiziolog dhe antropolog italian mjaft i njohur.  Gjatë një kohe kur shkenca dhe kultura popullore dhe zyrtare në Itali ishin ende të ndikuar nga Kisha Katolike Romake, Mantegazza ishte një liberal i vendosur dhe mbrojti idetë e Darvinizmit në antropologji, hulumtimi i tij ndihmoi për ta vendosur atë si “historinë natyrore të njeriut’’.

Pikëpamjet e tij të përparuara filozofike dhe shoqërore u botuan në një vëllim prej 1.200 faqesh në 1871, me titull ‘’Quadri della Natura Umana. Feste ed Ebbrezze’’. Shumë e konsiderojnë këtë opus kryeveprën e tij. Më poshtë do të lexoni disa nga shprehjet e tij më frymëzuese dhe që do ju bëjnë të mendoheni gjatë:

  1.    “Qytetërimi modern po i përgatit gruas mundësinë e shtrenjtë për të jetuar beqare dhe e lumtur.”
  2.   “Martesa nuk është vetëm çështje dashurie, higjiene, ekonomie, bukurie, ndjenje dhe përputhje mendimesh. Ajo nuk është as përmbushje e thjeshtë dhe e pastër e një dëshire të zjarrtë e as një marrëveshje tregtare, por një harmoni e duhur e shumë gjërave të ndryshme.”
  3.    “Të martohesh për të shpëtuar nderin, gjithnjë nëse ka mbetur diçka për të cilën ajo bëhet garant, shpesh është mëse e nevojshme, por gjithmonë ajo është e tmerrshme.”
  4. “Të marrësh një grua për arsye higjiene është njësoj sikur të mbytesh për të shuar etjen.”
  5.    “Të martohesh për inatin e të tjerëve do të thotë të vrasësh veten për tu hakmarrë ndaj një armiku.”
  6. “Të marrësh për grua një vajzë të bukur do të thotë të blesh shumë shtrenjtë një pëllëmbë tokë nga e cila të mund të sodisësh një qiell që i përket të gjithëve.”
  7. “Para se të vendosësh që të hedhësh hapin e rëndësishëm të martesës duhet të bësh një meditim të gjatë para pasqyrës, por më të gjatë para kuletës.”
  8. “Para se të matni fuqitë tuaja , paramendoni gjithmonë se bashkëshortja juaj e ardhshme do të jetë gruaja më e virtytshme në botë, por duhet njëherësh të bindni veten të pranoni se ajo mund të jetë më e përdala e të dëlirave.”
  9. “Nëse një vajzë hamendëson se po bën heroizëm duke pranuar të martohet me një burrë antipatik për të lumturuar prindërit propozues të kësaj lidhjeje, ajo gënjen veten më shumë se është e bindur ndaj prindërve. Nuk ka pushtet atëror e as urim nëne që mund të zërë vendin e dashurisë dhe shumë prej këtyre heroinave përfundojnë duke tradhtuar.”
  10. “Nuk është për tu befasuar se martesa të suksesshme janë të rralla, sepse për realizimin e kësaj sipërmarrje jete, duhen përbërës të shumtë dhe të veçantë që nevojiten si mundësuesit e një martese të përsosur, dhe t’i bashkosh të gjitha, ndoshta nuk do të mjaftojë vetëm zotësia, por edhe fati.”

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *