DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Apeli i Angelina Jolie: Pandemia ka shtuar pasiguritë, mbroni fëmijët nga abuzimet

Shpërndaje

Ylli i Hollywood-it, Angelina Jolie ndërsa ka shkruar një koment për revistën prestigjoze“Time” tregon për faktin që fëmijët mund të jenë grupi më i prekshëm dhe më i pambrojtur nga pandemia.

Aktivistja vuri në dukje se fëmijët janë më rezistentë ndaj simptomave fizike, por janë më të prekshëm ndaj problemeve të tjera të shkaktuara nga virusi vdekjeprurës.

“Distancimi shoqëror që është i domosdoshëm për të ndaluar COVID-19, mundet potencialisht pa dashje të nxisë një rritje të drejtpërdrejtë në trauma, dhunë  dhe vuajtje emocionale për fëmijët”.

“Bllokimet dhe qëndrimi në shtëpi kanë rezultuar në humbje pune dhe pasiguri ekonomike, rritje të stresit, presionit dhe pasigurisë për shumë familje. Stresi në shtëpi rrit rrezikun e dhunës në familje”, ka shkruar mes të tjerash tjerash aktorja, ndërsa ka inkurajuar të gjithë të raportojnë pranë autoriteteve kur shohin raste të tilla.

Apeli i Angelina Jolie: Pandemia ka shtuar pasiguritë, mbroni fëmijët nga abuzimet 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *