DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Pas 19 vjetësh të ndarë, Jennifer Lopez dhe Diddy bashkohen për të vallëzuar për bamirësi

Shpërndaje

Jennifer Lopez dhe Diddy janë bashkuar përmes një kërcimi në rrjetin social Instagram teksa tentuan që të mblidhnin para për bamirësi.

Diddy mblodhi mbi 3.4 milionë dollarë për organizatën jofitimprurëse, e cila mbështet  mjekët dhe punonjësit në shërbimin shëndetësor.

Fondet do të shkojnë për të ndihmuar në luftën ndaj COVID-19 në Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të botës.

Ndjekësit u mahnitën kur Lopez dhe i fejuari Alex Rodriguez u bashkuan me Diddy-n dhe tre djemtë e tij në mediat sociale, në mënyrë që ata të shfaqnin disa lëvizje kërcimi.

Kanë kaluar 19 vjet që kur J-Lo dhe Diddy u ndanë në 2001, por duket se ata tani janë miq shumë të mirë.

 

Burimi: Mirror

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *